E Diel, 1 Nëntor 2026

Spanjë, Kryeministri paraqet masat e reja të kursimit

Kryeministri i Spanjës, Mariano Rahoj, ka paraqitur sot masat e reja të kursimit.

Ndër këto masa të reja, përfshihet vlera e taksës së shtuar prej 18 në 21%, heqja e bonuseve për punonjësit civilë për Krishtlindje,  eliminimi dhe reduktimi i disa taksave si dhe reduktimi i disa benefiteve të të papunëve.

Masat e kursimeve janë kërkuar si pjesë e marrëveshjes, sipas së cilës 16 vende të tjera në eurozonë do t`i japin Spanjës deri në 100 miliardë euro, për t`i shpëtuar bankat e Spanjës të ngarkuara me borxhe.

Kryeministri spanjoll i tha parlamentit se iniciativa duhet implementuar pa vonesë. Paketa e rritjes së taksave dhe tkurrjes së shpenzimeve duhet ta ulë defiçitin me 65 miliardë euro brenda dy vitesh e gjysmë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›