E Diel, 1 Nëntor 2026

Prokuroria apelon vendimin për 8 komisionerët, nën hetim edhe 16 të tjerë

Prokuroria e Lezhës ka dërguar në Gjykatën e Apelit në Shkodër vendimin për 8 komisionerët e Dajçit ndërsa ka nisur edhe procedim penal për 16 komisionerë të tjerë të kësaj komune.
 

Gjykata e Lezhës dënoi me 5 vjet burg në total, 8 komisionerët e qendrës së votimit në fshatin Dragushë, Komuna Dajç në Lezhë, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre dhe deformim të rezultatit të zgjedhjeve vendore të 8 majit 2011. Por sipas prokurorisë ky vendim është i pjesshëm dhe ka kërkuar nga Apeli të merret pasasysh pretenca e organit të akuzës i cili ka kërkuar që komisionerët të dënohen me 15 vite burg .
 

Gjithashtu mësohet se ka nisur procedimi penal edhe për dy qendra të tjera votimi në Dajç dhe përkatësisht qendrat me numër 0697 dhe 0700 ku akuzohen 16 komisionerë të tjerë të cilëve u janë dërguar flet-thirrjet për tu paraqitur në prokurori. Mësohet se ndaj tyre kanë nisur hetimet me akuzat për shpërdorim detyre dhe manipulim zgjedhjesh.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›