E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiger Woods rikthehet ne pisten e gjelber

Tiger Woods, që për shkak të një dëmtimi në gju u detyrua të heqë dorë nga dy sfidat madhore në cirkuitin PGA, do të kthehet në pistën e gjelbër javën e ardhshme në WGC-Bridgestone të Akron, në Ohajo.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë golfisti në faqen e tij në rrjetin social Twitter.

Woods nuk garon që prej 12 majit, kur iu desh të braktiste turneun Players Championship pas vetëm nëntë pikësh.

Të hënën e kaluar, për herë të parë që nga viti 1997, ai doli nga lista e golfistëve Top-20.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›