E Diel, 1 Nëntor 2026

Spanjë, lojtarë dhe menaxherë të FIFA-s në trafikun e drogës

Policia antinarkotike spanjolle
ka zhvilluar një operacion,
ku janë kapur 600 kg drogë të
fshehur në një kontejner me pjesë
gjeneratorësh. Por surpriza ishte
se, pas tyre fshiheshin menaxherë
të FIFA-s dhe futbollistë. Deri
tani janë 11 personat e arrestuar.
Operacioni i policisë ka përfshirë
kontrollet në Madrid dhe Valencia,
ku ishte vënë në ndjekje të dy personave
të dyshuar: dy menaxherë
të FIFA-s, të dy lojtarë të kombësisë
serbe. Sikurse është bërë e ditur,
ata janë drejtuesit e këtij organizate,
ndërsa pritet të ketë arrestime
të tjera. Një menaxher me licencën
e FIFA-s është arrestuar. Sipas
burimeve të policisë, të botuara
në faqen e së përditshmes iberike
"El Pais", lideri i mundshëm i grupit
është Zoran Matijeviç, me origjinë
serbe, por me kombësi franceze, që
në të kaluarën ka qenë menaxher
i Nicës dhe, aktualisht, punon si
menaxheri i FIFA-s në shitblerjen e
futbollistëve. Ish-drejtuesi francez
kishte përfi tuar nga udhëtimet e
tij të shumta në Amerikën e Jugut
për të lidhur marrëveshje dhe për
të koordinuar operacionet e transportit
të kokainës drejt Evropës.
Njeriu i besuar i Matijeviç ishte një
tjetër personazh i botës së futbollit:
Pedrag Stankoviç, ish-lojtar i
Herkules, i Badajoz dhe i Yllit të
Kuq të Beogradit. Mes emrave të
implikuar në këtë çështje janë
edhe ata të Karlos de la Vega e Pablo
Akosta, respektivisht mbrojtësi i
Rajo Vajekanos (skuadrës së tretë të
Madridit pas Realit dhe Atletikos,
që luan në Segunda Division) dhe
nëpunësi i agjencisë "Ariete Sport",
që merret me përfaqësimin e disa
lojtarëve. I fundit që është arrestuar
ishte Xhezus Emilio Diaz de
Mier, i njohur më mirë si Txutxi,
që ka luajtur në të kaluarën me
Herkules Alikante e Athletik Bilbao.
Organizata kishte në Valencia të
tjerë persona që ishin marrë me
përgatitjen e dokumenteve false,
të domosdoshme për importimin
e drogës në kontejnerë. Shoqëria
e eksportimit të kontejnerëve e
ka qendrën në Argjentinë dhe
materialet që transportonte ishin
deklaruar si "pjesë për gjeneratorë".
Për sa është bërë e ditur,
kontejneri është nisur nga një port
argjentinas dhe ka mbërritur në
Tangeri (në veri të Marokut), për
të vazhduar më pas drejt Algekiras
(Kadice), nga ku është transportuar
përmes kamionëve drejt Madridit.
Bilanci i momentit është 11 persona
të arrestuar: një francez, një
serb, tetë spanjollë dhe një peruan.
Operacioni i Policisë së Madridit
ka sekuestruar kështu edhe sasinë
e dytë më të madhe të kokainës
në vitet e fundit. Sipas ekspertëve
të luftës kundër shpërndarjes së
drogave, 600 kilogramët e kokainës
së bllokuar nga ana e policisë, nëse
do të kishin mundur të shiteshin
me shumicë në tregun e zi, do të
kishin arritur vlerën e përafërt me
20 milionë euro. Ndërsa, nëse do
të ishin shitur me doza të vogla,
do të kishin sjellë më shumë se
70 milionë euro për të arrestuarit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›