Benitez i hap rrugën Ançelotit në Madrid
Menjëherë pas fi tores 1-0 që Liverpuli
arriti në fushën e Realit
të Madridit, Rafa Benitez konfirmoi
përkushtimin ndaj klubit. "Do të qëndroj
në ‘Anfi lld‘", ishin fjalët e trajnerit spanjoll.
Vendimi i Benitez, i cili ishte kandidati
kryesor për stolin "merengues"
për sezonin e ardhshëm, hap skenarë
të rinj në merkato. Tashmë në Madrid
mund ta rikthejnë vëmendjen nga Karlo
Ançeloti, ndërkohë që në stolin e Çelsit
mund të emërohet Frenk Rajkard.
Deklaratat e ish-teknikut të Valencias
kanë mbyllur një kapitull në "valsin e
pankinave" gjatë merkatos së verës,
ndërkohë që i hapin rrugën realizimit të
ëndrrës së Ançelotit, për të punuar në
"Santiago Bernabeu". Drejtuesi i stolit
kuqezi gëzon mbështetjen e madhe
të Florentino Perez, që sipas gjasave
do të rikthehet në krye të kampionëve
në fuqi të La Ligas. Në anën tjetër,
drejtuesit e Milanit duket se dëshirojnë
të ndryshojnë trajner, edhe në rast se
skuadra arrin objektivat e përcaktuar
për këtë edicion (ku më kryesori mbetet
ai i rikthimit në Ligën e Kampioneve).
Në garën për shërbimet e Ançelotit
është edhe Çelsi i Roman Abramoviç:
ata pritet t‘i bëjnë një ofertë italianit për
në stolin e bluve, pas largimit të Gus
Hidink. Sikur këto të mos mjaftonin,
ekziston edhe "projekti" për drejtimin
e kombëtares së Bregut të Fildishtë.
Nëse Ançeloti kalon te madrilenët,
nëntë herë kampionë të Evropës, alternativat
kryesore për stolin e Milanit
janë Marko Van Basten, ose braziliani
Leonardo.
arriti në fushën e Realit
të Madridit, Rafa Benitez konfirmoi
përkushtimin ndaj klubit. "Do të qëndroj
në ‘Anfi lld‘", ishin fjalët e trajnerit spanjoll.
Vendimi i Benitez, i cili ishte kandidati
kryesor për stolin "merengues"
për sezonin e ardhshëm, hap skenarë
të rinj në merkato. Tashmë në Madrid
mund ta rikthejnë vëmendjen nga Karlo
Ançeloti, ndërkohë që në stolin e Çelsit
mund të emërohet Frenk Rajkard.
Deklaratat e ish-teknikut të Valencias
kanë mbyllur një kapitull në "valsin e
pankinave" gjatë merkatos së verës,
ndërkohë që i hapin rrugën realizimit të
ëndrrës së Ançelotit, për të punuar në
"Santiago Bernabeu". Drejtuesi i stolit
kuqezi gëzon mbështetjen e madhe
të Florentino Perez, që sipas gjasave
do të rikthehet në krye të kampionëve
në fuqi të La Ligas. Në anën tjetër,
drejtuesit e Milanit duket se dëshirojnë
të ndryshojnë trajner, edhe në rast se
skuadra arrin objektivat e përcaktuar
për këtë edicion (ku më kryesori mbetet
ai i rikthimit në Ligën e Kampioneve).
Në garën për shërbimet e Ançelotit
është edhe Çelsi i Roman Abramoviç:
ata pritet t‘i bëjnë një ofertë italianit për
në stolin e bluve, pas largimit të Gus
Hidink. Sikur këto të mos mjaftonin,
ekziston edhe "projekti" për drejtimin
e kombëtares së Bregut të Fildishtë.
Nëse Ançeloti kalon te madrilenët,
nëntë herë kampionë të Evropës, alternativat
kryesore për stolin e Milanit
janë Marko Van Basten, ose braziliani
Leonardo.