E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanje ndalohet tubimi i baskeve

Nje tubim ne mbeshtetje te Batasunes krahut ilegal politik te ETA-s ka shkuar ne qytetin Bask te Bilbaos pavaresisht se ishte anulluar nga organizatoret pasi Gjykat e Larte e Spanjes e ka ndaluar heret ne mengjes. Ne nje njoftim per shtyp organizatoret kane kerkuar nga mbeshtetesit te mos shkojne ne Bilbao me qellim shmangien e telasheve dhe shqetesimeve por megjithate rreth 300 njerez kane protestuar paqesisht neper rruget e qytetit.

Organizatoret kane deklaruar se tubimi kishte per qellim mbrojtjen e lirise se fjales ne lidhje me nxjerrjen jashte ligjit te Batasunes qe nga viti 2003 per shkak te lidhjeve me ETA. Gjykata Kombetare e Spanjes e ka ndaluar protesten e se shtunes per shkak se nuk ishte thelbesisht e ndryshme nga nje tubim I ngjashem qe kishte ndaluar te enjten kur konsideroi se marshi ishte ne mbeshtetje te strategjise dhe justifikonte veprat e grupit terrorist te ETA-s.

Dhimiter Adhami

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›