Bogdani shndrit ne Manuzzi Milani i asave kapitullon pa kushte

Ne Manuzzi te Cesena-s skuadra e Erjon Bogdanit i shkatoi humbjen e pare ne kampionat skudres se Milan-it. Ne 90 minuteshin e dyte te Serie A-se qendersulmuesi i kombetares Shqiptare e nisi lojen si titullar. Bogu qe protagonisti i mbremjes se djeshme pasi shenoi nje gol ne minuten e 31-te dhe dha nje asist ne minuten e 44 shenoi Giaccherini. Trajneri Massimo Ficadenti se bashku me te besuarit e tij i bene nje pritje shume te kendshme dy blerjeve te reja te Milan-it Ibrahimovicit dhe Robinho-se. Per sa i perket ndeshjes ajo u kontrollua qe nga minuta e pare nga vendasit qe per asnje moment nuk lane qe kundershtari te dilte ne lojen e vet. Ne fund te takimit Ibrahimovic humbi edhe nje penallti pasi nga pika e bardhe goditi fort topin duke e derguar ne tranverse.