E Diel, 1 Nëntor 2026

Tunizi portieri pret penalltine por...

Mendoi se mbrojti porten e tij nga penalltia e kundershtareve dhe po festonte gezimin e po merrte elozhet e tifozeve. Por iu desh vetem pak sekonda qe e gjithe euforia te kthehej ne merzitje sepse topi perfundoi ne rrjete. Keshtu i ka ndodhur Khalid Askrit portierit te Far Rabat qe eshte quajtur ndryshe nga shtypi Portieri me budalla ne bote. Koha e rregullt e takimit mes ekipit te Askrit dhe Maghreb Fes i vlefshem per nje tetat e finales se Kupes se Marokut kishte perfunduar dhe fituesi do te percaktohej me penallti. Portieri ishte perballe kundershtarit ne penalltine vendimtare. Futbollisti gjuan topin portieri e kap por nuk e mban topin ne dore. Askri cohet krenar per kapjen qe beri dhe pershendet triumfues tifozet ndersa prapa tij topi qe po levizte ende ne fushe per dreq futet drejt e ne porte.Arbitri me te drejte e dha gol gjuajtjen ndersa Askri nuk po kuptonte se cfare po ndodhte pas shpatullave te tij. E gjithe skena sa komike aq edhe e pafat per portierin po ben xhiron e botes.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›