E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alonso merr pole position ne mimin e Madh te Italise

Fernando Alonso ka fituar pole position ne provat zyrtare te Cmimit te Madh te Italise duke thyer mitin Red Bull. Ne pisten legjendare te Monzes Ferrari e McLaren kane filluar duelin e tyre per pole position qe ne minisesionin e pare deri ne te tretin ku gjate gjithe kohes dominues edhe pse me diference te vogel ka qene spanjolli Fernando Alonso i cili per here te pare ne kete sezon do te filloje nje gare nga vendi i pare. Menjehere pas tij eshte renditur kampioni i botes ne fuqi Jenson Button me McLaren i cili regjistroi nje kohe me dicka me shume se nje te dhjetat me te ngadalte se ajo e pilotit te Ferrarit. Ne linjen e dyte te startit te Cmimit te Madh te Italise gjendet nje kombinim Ferrari-Red Bull. Felipe Massa regjistroi kohen e trete me te shpejte te ketyre provave nderkohe qe perkrah tij do te jete australiani Mark Webber i cili ne momentin e fundit te provave me kohen e tij arriti te le pas Lewis Hamilton. Ne vendin e gjashte eshte renditur piloti tjeter i skuadres Red Bull Sebastian Wettel nje nder pozicionet me te dobeta te tij te startit ne kete sezon. Cmimi i Madh i Italise do te jete gara e fundit evropiane e ketij sezoni dhe ne te njejten kohe shansi i fundit per Ferrarin e Fernando Alonson per tu rikthyer ne luften per titull.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›