E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanje nuk luhen 2 javet e para te Liges

Presidenti i Shoqatës së Futbollistëve Spanjollë (AFE), Luis Rubiales, lajmëroi sot se 2 javët e parë të kampionatit spanjoll të futbollit nuk do të luhen për shkak të grevës së futbollistëve të kategorisë së parë dhe të dytë të Ligës.

Rubiales njoftoi vendimin në praninë e 103 futbollistëve, midis të cilëve gjendeshin edhe Iker Casillas, Carles Puyol, Xabi Alonso etj.

Shkak i kësaj proteste është se klubet spanjolle të kategorisë së parë dhe të dytë i detyrohen futbollistëve të tyre rreth 50 milionë euro në formën e rrogave të prapambetura.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›