E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ancelotti në planet e PSG-së

Paris Saint-Germain është duke menduar zëvendësimin e trajnerit aktual Antoine Kombouare me ish-menaxherin e Chelseat, Carlo Ancelotti, nëse ai dështon ta çojë ekipin e Ligue 1 në drejtimin e duhur në javët e para të sezonit të ri.

Ancelotti u shkarkua nga detyra e trajnerit të Chelsea në maj dhe zbuloi se ai nuk do të punojë për një vit pasi dëshiron të pushojë nga futbolli.

Megjithatë, drejtori sportiv i PSG, Leonardo, supozohet se e sheh Ancelottin si personin e përkryer për të udhëhequr ekipin ambicioz të kryeqytetit francez në sezonet e ardhshme dhe shpreson se 52-vjeçari mund të bindet për t`u rikthyer në futboll më herët.

Paris Saint-Germain humbi në ndeshjen e parë të sezonit, duke u mposhtur para tifozëve të tij me rezultat 1-0 nga Lorient. Ata udhëtojnë te Stade Rennais në ndeshjen e dytë të sezonit, e cila zhvillohet këtë fundjavë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›