E Shtunë, 31 Tetor 2026

Manchester United heq dore nga Snejder

Manchester United heq dorë nga Wesley Snejder.

Drejtuesit e klubit anglez kanë bërë të ditur se kanë ndërprerë tratativat për blerjen e futbollistit hollandez pikërisht atëherë kur dukej se gjithçka kishte përfunduar.

Pasi u arrit marrëveshja me Interin mbi bazën e 30 milionë eurove, mbetej vetëm të diskutohej me organizatorin hollandez për pagën dhe këtu lindën pengesat.

Manchester United kërkonte një ulje rroge nga ana e futbollistit, por Snejder, i cili pretendonte një rrogë prej 200 mijë sterlinash në javë, nuk ka pranuar këtë gjë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›