E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagoset me arme zjarri 29 vjecari ne Durres

Një 29 vjeçar është plagosur me armë zjarri në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 1 në afërsi të banesës së të dëmtuarit. Paraprakisht dyshohet se persona, ende te paidentifikuar nga policia kane qëlluar me arme zjarri  të llojit pistoletë mbi 29 vjecarin Denis Shtrazi, i cili ka mbetur i plagosur.
I dëmtuari është dërguar për në spitalin rajonal të Durrësit ndërsa policia po punon për sqarimin e rrethanave. Sipas mjekëve 29 vjecari ka marrë dy plumba në trup dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një sherri të çastit, për motive ende te pasqaruara. Policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›