E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanjë, plumba gome kundër protestuesve

Policia spanjolle ka përdorur plumbat e gomës kundër protestuesve të mbledhur në qendër të Madridit për të kundërshtuar masat e kursimit.

Demonstrata, në të cilën morrën pjesë qindra-mijëra persona, ishte pjesë e marsheve në 80 qytete të vendit kundër masave të fundit të kursimit që u miratuan nga qeveria.

Raportet thonë se policia gjuajti me plumba gome për t`i shpërndarë turmat edhe në Barcelonë.

Protestat erdhën pasi partia konservative në pushtet-Partia e Popullit, përdori shumicën e saj në parlament për të miratuar masat e kursimit.

Masat e kursimit përfshijnë rritjen e taksave dhe uljen e pagave për punëtorët e shërbimit publik.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›