Spanjë, policia sekuestron 500 kilogramë kokainë në një anije
MADRID- Policia dhe doganat spanjolle sekuestruan 500 kilogramë kokainë në një anije, pranë brigjeve të ishujve Kanarie si dhe armë dhe bizhuteri, bënë të ditur sot burime zyrtare nga Ministria e Brendshme spanjolle.
"Pesë persona u arrestuan, dy spanjollë, një irlandez, një australian dhe një amerikan", theksuan burimet zyrtare vendase.
"Anija po transportonte një sasi të madhe droge nga Amerika e Jugut", theksuan burimet nga ministria.
Gjatë operacionit, policia dhe doganat sekuestruan "më tepër se 500 kilogramë kokainë pranë ishujve Kanarie".
(m.a/ata/BalkanWeb)