Itali- Kasacioni konformon dënimin me 4 vite burg ndaj Silvio Berluskonit
Itali- Gjykata e Kasacionit ka konfirmuar dënimin me 4 vjet burg për Silvio Berluskonin duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit të Milanos.
Kasacioni ka rikthyer për rigjykim nga një tjetër trupë gjyqësore në Milano të vendimit për ndalimin nga të gjitha funksionet publike të Kavaljerit për pesë vjet.
Më 8 maj të këtij viti, Gjykata e Apelit konfirmoi vendimin e Shkallës së Parë për dënimin e Silvio Berlusconit me katër vjet heqje lirie e ndalimin për pesë vjet të detyrave në poste publike nga ana e tij. Berluskoni nuk do të përfundojë asnjë vit pas hekurave pasi tre nga nga katër vitet e dënimit i falen në bazë të uljes së dënimeve të dekretuar në vitin 2006. Vitin e mbetur ai do ta kalojë në arrest shtëpie pasi përfiton nga mosha mbi 70-vjeçare.
Ish-kryeministri u akuzua për një shkelje fiskale prej 7,3 milionë Eurosh të kryer duke manipuluar çmimet e filmave të blerë nga Mediaset. Rishqyrtimi i dënimit për ndalimin e ushtrimit të detyrës në postet publike pritet të shmangë një tërmet të mundshëm në qeverinë italian,- shkruajnë mediat italiane.