E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata e Lartë konfirmon dënimin: 4 vjet burg Silvio Berluskonit

ROME- Gjykata e Lartë ka konfirmuar dënimin me 4 vjet burg për Silvio Berluskonin, duke dhënë edhe një referencë për Gjykatën e Apelit në Milano për të riparaqitur ndalimin për ish-kryeministrin italian.

Sipas mediave italiane, ky ishte vendimi i sotëm i Gjykatës Supreme, e cila i dha fund procesit Mediaset, ku Berluskoni u dënua për evasion fiscal.

Ndërsa raportohet se Silvio Berlusconi e ka ndjekur procesin nga pallati Grazioli me bashkëpunëtorët më të ngushtë,  vajzën e tij Marina, Gianni Letta dhe avokatin Franko Coppi.

Berluskoni mësohet se ka dashur të marrë vesh vendimin e Gjykatës së Lartë përmes TV. Jashtë pallatit Grazioli ndodhet një turmë gazetarësh e kameramanësh, të vetmit që lejohen jashtë ndërtesës romake të kavalierit.

Italia në pritje të vendimit të Apelit për Berluskonin
Ora 13:21- Në Itali pritet me interes një vendim i Gjykatës Supreme kundër ish-kryeministrit Berluskoni. Ai akuzohet për evazion fiskal. Vendimi i gjykatës mund të ketë pasoja për të gjithë Italinë. Silvio Berluskoni, tashmë i akuzuar dhjetëra herë, këtë të enjte mund të dënohet për herë të parë në procesin e quajtur ‘Mediaset’.

Në dy instancat e mëparshme 76-vjeçari u dënua me katër vjet burg dhe me ndalim të funksioneve publike për pesë vjet. Meqë Berluskoni e ka kundërshtuar çdo vendim të deritanishëm gjyqësor, duke e çuar çështjen në gjykatën e apelit, vendimi është pezulluar.

Tani Gjykata e Kasacionit në Romë e ka radhën, për ta zgjidhur çështjen në instancë të fundit. Nëse gjykata supreme italiane e konfirmon verdiktin e fajësisë, Berlusconi tri herë kryeministër, do të dënohej për herë të parë me një vendim, që hyn në fuqi.

Gjyqtarët e gjykatave më të ulëta në Milano e konsideruan të vërtetuar se Berluskoni ka kryer evazion fiskal me transaksionet e Mediaset. Megjithate Berluskoni nuk ka gjasa te beje burg per shkak të një amnistie që marrin personat mbi 70 vjeç kjo edhe për shkak të mbipopullimit të burgjeve.

(d.b/m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›