Spanje protesta ne 1 vjetorin e te indinjuarve
Dhjetëra mijëra protestues kanë marshuar në shumë qytete të Spanjës për të shënuar përvjetorit e lëvizjes të së indinjuarve, e cila u krijua për të kundërshtuar masat e ashpra të kursimit. Njerëzit u mblodhën në sheshin Puerta del Sol për të shprehur kështu zemërimin e tyre në një kohë që autoritetet u kishin thënë që deri në orën 22.00 të së shtunës duhet të braktisnin sheshin.
Por edhe pse u duk sikur turma e njerëzve u zvogëlua në orët e para të së dielës autoritetet policore kanë ndërhyrë për të shpërndarë turmën, ndërsa kanë rrethuar godinën e qeverisë kanë bllokuar disa rrugë e po mundohen të mbajnë nën kontroll situatën.
Protesta, por disi më të vogla u mbajtën edhe në Barcelonë dhe në rreth 80 qytete te vendit.
Lëvizja u formua nga zemërimi si pasojë e krizës së thelle ekonomike të vendit, me nivelin e papunësise që kapi shifra rekord. Protesta të ngjashme u zhvilluan në mbarë botën. Në Londër, qindra protestues u mblodhën jashtë katedrales së Shën Palit, ku dhjetëra prej tyre u arrestuan. Protesta po ashtu u regjistruan në Lisbonë dhe në Frankfurt të Gjermanisë.
Protesta nuk kanë munguar as në Lindjen e Mesme, rreth 1 mijë persona kanë protestuar në Tel Aviv kundër kostos së lartë të jetesës. Ndërsa në Itali si pasojë e zëmërimit ndaj masave shtrënguese një zyre taksash në qytetin e Livornos i është vënë bombe ku fatmirësisht askush nuk u lëndua.