E Diel, 1 Nëntor 2026

Hollande pritet te formoje qeverine do perfshije me shume femra

Javën e kaluar Fransua Hollande festoi fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale të Francës. Tani ëshët dhe momenti ky lideri I parë socialist pas 17 vitesh në vend të nisë punën. Një nga takimet e tij të para do të organizohet jashët Francës. Me Europën në një situatë të rëndë financiare, Hollande do të takohet me kancelaren gjermane Angela Merkel për të diskutuar rreth së ardhmes së ekonomisë së kontinentit por dhe për fatin e monedhës së përbashkët, euro. Ky takim cilësohet I një rëndësie të vecantë, pasi Hollande gjatë gjithë fushatës së tij elektorale ka mbështetur ide që Merkel I kundërshton me forcë, përfshirë këtu dhe masat e ashpra të reformave dhe një Bankë qendrore europiane më shumë politike. Gjithashtu pas kthimit në Francë ai pritet të takohet me liderë të rëndësishëm të skenës politike, takime këto që do të vëzhgohen me shumë vëmendje nga fqinjët e francës. Por një nga prioritetet e Hollandes është emërimi i kryeministrit të ri të vendit. Një nga emrat më të përmendur është ish rivalja në zgjedhjet presidenciale socialistja Martin Obri, por edhe kryebashkiaku I qytetit perëndimor të Nantes, Zhan Mark Orolt. Thuhet se Hollande po mendohet të përfshijë sa më shumë femra në partinë që historikisht ka qenë e dominuar nga meshkujt. Segolen Ruajal e cila hmbi në zgjedhjet presidenciale të vitit 2007, njëkohësisht dhe ish partnerja e tij mendohet se do të emërohet si kryetarja e dhomës së ulët të parlamentit. Por emërimet zyrtare për postet në qeverinë e re të presidentit francez Hollande do të jepen gjatë javës së ardhshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›