Pritet renie e ndjeshme e temperaturave ne ditet ne vijim
Fundjava është karakterizuar nga mot i ngrohtë.
Por sinoptikanët paralajmërojnë ulje temperaturash. Sipas MeteoAlb, vendi ynë do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të lehta në zonat e ulëta dhe bregdetare ndërsa me vranësira më të dendura do të paraqiten zonat malore të vendit të cilat në orët e mesditës do të gjenerojnë rrebeshe shiu afat-shkurtër.
Për sa i përket pjesës së dytë të ditës kthjellimet do të mbeten prezent në ultësirën perëndimore ndërsa e gjithë pjesa tjetër e territorit do të jetë në ndikimin e vranësirave të cilat në zona të veçanta do të gjenerojnë shira të dobët dhe lokalë. Të njëjtat kushte atmosferike do të mbeten edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në vlerat e mëngjesit ndërsa mesdita do të sjellë rënie të lehtë të temperaturave, kryesisht në veri dhe jug të vendit.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 29 km/h nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor, kjo do të bëjë që dallgëzimi në det të jetë 2 ballë.
Temperaturat do të ulen me 1 ose 2 gradë celsius dhe do të ketë rënie të ndjeshme deri në mesjavë.