E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanjë, qeveria e re baske objektivi i ETA-s

Madrid - Qeveria e ardhshme e Vendeve Baske në Spanjë do të jetë objektivi kryesor i sulmeve të organizatës separatiste ETA. Një komunikatë e kësaj organizate thekson se zyrtarët politikë të Partisë Socialiste të Patksi Lopezit do të jenë në objektiv nëse nuk ndryshojnë qendrim.

"ETA nuk njeh asnjë legjitimitet demokratik të qeverisë së re që do të formohet, -thuhet në komunikatën e kësaj organizate. -Nëse zyrtarët politikë të kesaj strukture nuk ndryshojnë qëndrim, ata do të jenë objektivi kryesor i ETA-s".

Partia Socialiste dhe ajo Popullore arritën një marrëveshje, sipas së cilës Patksi Lopez do të marrë drejtimin e qeverisë së ardhshme rajonale dhe presidencën e parlamentit rajonal.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›