Ruli: “Uria e re” e Ramës
Gjirokastër- "Politika e kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Ramës nuk është politike e re, por "uri e re" për të ndarë pasurinë e vendit, pasi ai është një karrierist i ri, por kurrsesi një politikan i ri”-kështu ka deklaruar Genc Ruli, ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës në Gjirokastër. Gjatë një takimi që zhvilloi me banorët e kësaj zone, Ruli theksoi se është krejt normale që qeveria e djathtë të bëjë një rezume të punëve të saj në përfundim të mandatit, pasi është një standard i ri i komunikimit me zgjedhësit që dhanë votën katër vjet më parë.
“Gjatë këtij mandati qeveria ka bërë shumë, ndërkohë që të tjerët nuk i bënë gjatë 8 vjetëve. Politika e re, është ajo që i shërben më mirë qytetarit për shkolla, arsimimin e fëmijëve dhe që afron Shqipërinë më shpejt me Evropën. Huqi i vjetër nën një lëkurë të re nuk është zgjidhje. Edi Rama në grazhdin e së majtës ka ngrënë, ndërkohë që tani nuk njeh askënd, por po na bën politikë të re”-tha Ruli.
Ai u ndal tek politikat qeverisëse, pagat, pensionet, ndërsa i kushtoi rëndësi të veçantë, investimeve të realizuara në këto 4 vjet, veçanërisht në fshat, rrugë, ujësjellëse dhe kanalizime. Gjithashtu, ministri i Ekonomisë dhe Energjetikës, Genc Ruli, zhvilloi një takim edhe me banorët në komunën e Kurveleshit, ku u përqendrua kryesisht në problematikën që hasin zonat e thella, si në infrastrukturën rrugore, në shërbimet që afrohen në arsim, shëndetësi, etj.