E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanjë, "Parabook"Facebook-upër të papunët

MADRID- Një nga meritat e Facebook është dhe frymëzimi. Pas rrjetit social “blu” lindën Tyrannybook (platforma e krijuar pë të denoncuar veprimet e tiranëve, aktualisht në rënie për shkak të problemeve ekonomike dhe aftësisë, por që në pak javë arriti të krijojë 4 milionë përdorues. Ndërsa në Spanjë është hapur rrjeti social dedikuar të papunëve “Parabook”.

Ideatorët e “Parabook” ( nga “paro” e cila do të thotë i papunë) janë Xarlos Ayuso, Iñigo Gonzalez, José Gonzaled e Antuan Samiento Ramirez. Ata kanë pasur qëllim të krijojnë një zonë virtuale ku mund të gjesh punë, apo të bësh denoncime sociale dhe politke.

Shkëmbimi i përshtypjeve, këshillave apo kontakteve sigurisht nuk është një zgjidhje, por është një nga mënyrat e mundshme për të trajtuar problemin e papunësisë.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›