Arratiset nje i denuar nga burgu i Rrogozhines

Prej katër ditësh, Maksim Cenokaci i dënuar me 22 vjet burg për vrasje me dashje dhe vjedhje me armë në bashkëpunim, nuk është rikthyer në Burgun e Rrogozhinës. 33 vjecari me banim në Gjirokastër, kishte marrë leje shtatë ditore nga drejtori i Burgut Rezart Tusha në datën 15 të këtij muaji dhe ai duhej të rikthehej në institucionin e riedukimit mesditën e të hënës. Mirëpo autoritetet e burgut, konfirmojnë se kthimi i të dënuarit në burg, nuk ka ndodhur duke dhënë njoftuar Policinë e Shtetit dhe Policinë e Gjirokastrës. Policia e Gjirokastrës ka ndërmarrë një sërë kontrollesh në zonë por deri në orët e mbasdites së të mërkurës nuk është gjendur, duke konfirmuar se ai është arratisur.