E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, arrestohet një tjetër drejtues i Kamorrës

Espozito ishte shpallur në kërkim që prej gjashtë vitesh dhe u arrestua ditën e shtunë pas një operacioni, që cilësohet si një nga më të rëndësishmit e 10 viteve të fundit. 39-vjeçari ishte në listën e 30 personave më të kërkuar në skedat e policisë italiane.

Esposito ishte kreu i një prej klaneve të shumta të Kamorrës. Klani që udhëhiqte Esposito quhej “"Nuvoletta" ose “Reja e vogël”. Luixhi Esposito ishte i dënuar në mungesë me 9 vite burg, i akuzuar për lidhje me organizata mafioze, si edhe për akuzën për trafikim droge. Esposito është gjetur i fshehur në një vilë të mrekullueshme në fshatin piktorest të Posillipos.  

Sipas policisë italiane, Esposito ka ndërtuar një fshat turistik në ishujt Kanarie të Spanjës. Ky fshat, sipas raportimit policor, është ndërtuar nga paratë e pista që Esposito ka siguruar nga aktiviteti i tij i paligjshëm.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›