Spanje vdes trajneri Presiado
Manolo Presiado ka ndërruar jetë sot për shkak të një infarkti, ndërsa sapo ishte përzgjedhur si trajner i Vijarrealit. Ish-trajneri i Sportingut të Gihonit, vetëm 54 vjeç, vdiq në Valencia të Spanjës ndërsa po trajtohej prej disa ditësh për një virus.
Presiado ndodhej në një shtëpi plazhi në Perejo, 20 km në jug të Valencias. Vijarreali e përzgjodhi dhe do ta prezantonte të premten, por nuk qe e thënë të ndodhte kështu.
Në një karrierë 17-vjeçare Presiado pati sukses me skuadra të vogla duke siguruar ngjitje në kategori plot 5 herë. Fillimisht, në 1995-1996 u ngjit nga kategoria e tretë në nivelin B të kategorisë së dytë me Gimnastikën e Torrelavegës, ngjiti një kategori me filialin e Santanderit. Me Rasingun B e fitoi një kategori, ndërsa me Levanten siguroi daljen për herë të parë të këtij ekipi në Primera. Në 2008, ndihmoi Gihonin të ngjitej në Primera.
Njeriu i lindur më 1957 në El Astijero të Kantabrisë, mund të quhet si një nga më të pafatët e kësaj bote pasi në dekadën e fundit kishte humbur radhazi gruan e tij për shkak të kancerit në 2002, djalin e tij të vogël në një aksident automobilistik më 2004 dhe në 2005 ishte radha e babait të tij të ndërronte jetë.
Jo më kot, mediat spanjolle shkruajtën: Vdiq një luftëtar, le të prehet në paqe.