Maria Sharapova ne finalen e Parisit
Parisi është i vetmi turne ku ajo nuk ka mundur të triumfojë dhe ndoshta kjo është hera e duhur. Maria Sharapova mundi 2-0 çeken Petra Kvitova për të arritur në finalen e turneut të Çmimit të Madh “Rolan Garos”, madje me më pak mundime sesa mendohej.
Rusja bukuroshe fitoi me setet 6-3 e 6-3 në 77 minuta, duke i bërë vend vetes në finalen e parë pariziane dhe duke u rikthyer në vendin e parë të renditjes botërore të femrave.
Kvitova pritej të ishte një pengesë më serioze, pasi tenistja çeke është fituese në fuqi e turneut të Çmimit të madh të Uimbëlldonit, por ndeshja ishte me një sens.
Në finale, Sharapova do të ndeshet me italianen Sara Errani, që arriti një fitore të jashtëzakonshme ndaj australianes Samanta Stosur. Kjo e fundit është fituese e vjetshme e turneut të Grand Slemit US Open në Nju Jork, por pranoi disfatën pas 3 seteve dhe Errani fitoi 7-5, 1-6, e 6-3.
Tenistja numër 21 në botë, një specialiste në sipërfaqe me dhe të ngjeshur, u tregua e fortë psikologjikisht në setin e fundit, ndonëse është vetëm 1.64 metra shtatlartë dhe ndonëse pësoi një disfatë të thellë në setin e dytë.
Kjo është finalja e parë e Erranit në Paris dhe e para e saj në një Grand Slem, ndërsa priten dy gjysmëfinalet e meshkujve, që do të jenë mes Novak Gjokoviçit e Rozher Federerit dhe Rafael Nadalit e David Ferrerit.