E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanja kampione në merkato, vlen 653 mln euro

Kombëtarja spanjolle është skuadra me vlerën më të lartë në merkato nga 16 përfaqësueset pjesëmarrëse në kampionatin evropian që starton këtë të premte. Futbollistët e Del Boskes vlejnë plot 653 milionë euro, kundrejt 469 milion eurove që kushtojnë lojtarët e Gjermanisë, 394 milion eurove që duhen paguar për të blerë Anglinë e Roy Hodgson, ndërsa Portugalia me vlerën 332 milion euro kushton sa gjysma e fqinjëve të gadishullit iberik.

Studimi

Të dhënat dalin nga një studim i ekonomistit brazilian Fernando Pinto për kompaninë Plurikonsultoria për realizimin e të cilit janë analizuar vlerat e secilit prej 23 futbollistëve që bëjnë pjesë në çdo përfaqësuese. Pozicioni i kryesueses për Spanjën justifikohet nga fakti që mes 21 futbollistëve më të shtrenjtë nga 368 pjesëmarrësit në Evropian plot 9 luajnë me La Roha-n, ku vlera mesatare e çdo futbollisti përkon me shifrën 28.4 milion euro. Anglia ka vetëm një futbollist mes 21 më të shtrenjtëve , Wayne Rooney kartoni i të cilit vlen 65 milionë, Portugalia ka dy futbollistë, (Cristiano Ronaldo 90 milionë euro, dhe Nani 33 milionë, ndërsa Italia nuk ka asnjë lojtar të sajin mes 21 futbollistëve më të shtrenjtë.

Vlera totale

Vlera totale e 16 skuadrave që do të luftojnë për titullin në euro 2012 është 3 miliard e 756 milionë euro, shifër që e bën kampionatin evropian turneun e tretë më të shtrenjtë pas Kupës së botës dhe Champions League, por nëse merret parasysh vlera mesatare për çdo skuadër kampionati Evropian është absolutisht më i shtrenjti pasi në të luajnë 16 ekipe dhe jo 32 si në Champions League apo në Kupën e Botës, ku në turneun e fundit atë të Afrikës vlera totale e 32 ekipeve ishte

Iniesta kushton sa e gjithë Irlanda

32 skuadrat që morën pjesë në Kupën e Botës Afrikë e Jugut 2010 kishin një vlerë prej 5 miliardë e 200 milion eurove. Spanja është e para nga 16 skuadrat në termat e vlerës në merkato ndërsa e fundit Irlanda që kushton 72 milion euro me çmimin mesatar prej 3.1 milionësh për çdo futbollist. Vetëm Iniesta vlen 67 milionë euro pesë më pak se sa kushton gjithë skuadra e Trapattonit. Studimi analizon dhe vlerën e çdo grupi, më i shtrenjtë është grupi C ku përfshihen Spanja, Italia, Kroacia dhe Irlanda që vlen 1 miliardë e 180 milionë euro, dhe përbën 31 përqind të vlerës totale. Ndiqet nga Grupi B, që kryqëzon Gjermaninë, Portugalinë, Holandën dhe Danimarkën që vlen 1 miliard e 175 milionë euro ndërsa Grupi më pak i kushtueshëm është ai A me Rusinë, Republikën Çeke, Poloninë dhe Ukrainën që vlen 437 milionë euro, ndërsa grupi D Angli, Francë, Suedi e Ukrainë kushton 964 milionë euro.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›