Ekzaminimi i eshtrave te Arafat

Riekzaminimi i eshtrave të Jaser Arafat do të bëhet të martën në Ramallah përpara gjykatësve francezë të cilët po hetojnë për shkaqet e vdekjes së tij. E veja e ish liderit palestinez ëshët shprehur se kjo është një provë e dhimbshme dhe sholuese për të dhe vajzën e saj. Ka qenë piëkrisht denoncimi i saj që ka hapur rrugë për hetime të mëtejshme dhe për pasojë dhe të riekzaminimit. Ajo është shprehru se e vëretta duhet zbardhur pasi ëshët e domosdoshme për popullin palestinez si dhe për familjet e martirëve në Rripin e Gazës. Nëse ka një sekeret për vdekjen e tij ai duhet zbuluar dhe nëse ka pasur një krim ai duhet zbardhur ka përfunduar ajo. Lideri historik palestinez ka vdekur në 11 nëntor të vitit 2004 në nëj spital ushtarak pranë Parisit. Riekzaminimi i eshtrave të tij, bëhet pas hedhejs së hipotezës se ai është helmuar. Tezë kjo e nisur nga një reportazh i televizionit Al Xhazira që tregonte se në sendet personale të Arafat ishte konstatuar nëj sasi e pazakonshme e poloniumit, një substancë radioaktive shumë helmuese. Rusia do të dërgojë grupin e saj të ekspertëve në Ramallah për të marrë pjesë në riekzaminimin e eshtrave, me kërkesën e autoriteteve palestineze. Gjykatësit francezë përgjegjës të hetimeve mbi vdekjen e Arafat dhe ekspertët zvicerianë të laboratorit do të merren me analizat e hollësishme.