E Diel, 1 Nëntor 2026

Spanjë, zbulohet rrjeti i trafikimit të makinave të vjedhura

Policia spanjolle njoftoi se kishte zbuluar një rrjet evropian të trafikimit të makinave të vjedhura, ku u bë i mundur arrestimi i 22 personave në Spanjë dhe nëntë personave në Gjermani.
Ky operacion u mundësoi forcave të sigurisë rikuperimin e 59 veturave të vjedhura, kryesisht në Francë, pas një hetimi të realizuar me policinë franceze dhe gjermane, sipas një komunikate.
Pjesa më e madhe e makinave luksoze, që ishin vjedhur në Spanjë para se të dërgoheshin në Gjermani drejt Italisë ose në Francë u gjetën në Grenoble, ku keqbërësit ndryshonin targat dhe dokumentet.
Keqbërësit përdornin dy teknika, e para konsistonte në marrjen me qera të makinave me emër të rremë, dhe tjetra blerja e një veture me një bashkëpunëtor, të cilët bënin menjëherë denoncim për vjedhje për të përfituar siguracionin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›