E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta takim me Rehn

Bruksel (start)-Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta ka zhvilluar një takim me komisionerin evropian për Zgjerim Olli Rehn. Gjatë këtij takimi, Meta paraqiti para Komisionerit Rehn shqetësimet mbi problemet që ka Kodi i ri Zgjedhor, mungesën e garancive për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në Shqipëri, si dhe monopolizimin që kanë bërë dy partitë e vjetra PD dhe PS, për administrimin e procesit zgjedhor, në kundërshtim me rekomandimet e OSBE-ODIHR si dhe me dokumentet e rëndësishme ndërkombëtare për zgjedhjet.
Ndërsa Rehn theksoi se zgjedhjet e ardhshme janë kushti kryesor për integrimin e Shqipërisë në BE.

Ndërkaq gjatë vizitës së tij në Bruksel, lideri i LSI, zhvilloi një takim edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Socialiste Evropiane (PSE), z.Philip Cordery. Sekretari i Përgjithshëm i PSE, tha gjatë takimit se “jemi të shqetësuar për zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri, të cilat duhet të zhvillohen përmes një procesi zgjedhor të lirë dhe të ndershëm, në përputhje me standardet dhe garancitë ndërkombëtare për zgjedhjet”. Cordery ftoi Metën në Këshillin e PSE-së, që do të mbahet në Madrid në fillim të Dhjetorit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›