Formulari A 3, 16 deri në 17 tetor në duartë e ish maturnatëve

Formulari A3 që shënon fundin e pranimeve në arsimin e lartë do të jetë në duartë e ish maturnatëve nga data 16 deri në 17 tetor. Edhe pse me më shumë progame të listruara se ato në formulartë e mëparshme, A3 ka përjashtuar degët më të preferuara. Kjo do të thotë se këta ish-maturantë që plotësojnë këtë formular kanë mundësi të nisnin universitetin por në progaremt që kanë ende kuota të lira. Halit Shamata, zv ministri i Arsimit thotë se formulari A 3 plotësohet vetëm nga disa kategori. Sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit, kandidatët që nuk kanë plotësuar më parë formularin A 2, e marrin formularin A 3 pasi të bëjnë pagesën prej 2000 lekësh. Në këtë formular janë të listuara 123 programe për 3600 kuota të lira. Autoritetet e Ministrisë së Arsimit sqarojnë se pasi plotësohet ky formular, drejtoritë arsimore rajonale kanë si detyrim t`i dërgojnë formularët A 3 në Drejtorinë e Pranimeve më 22-23 tetor. Kandidatët do ta marrin përgjigjen përfundimtare nëse kanë fituar ose jo univeristetin më datë 31 tetor.