E Diel, 1 Nëntor 2026

Akuzat e Uashingtonit thellojne krizen ne raportin SHBA-Iran

Presidenti iSHBA-se Barack Obama kishte tefelonuar me mbretin Arabise Saudite.

SHBA dhe Arabi Saudite me qendrim te perbashket

Obamadhe mbreti Abdallah rane dakord per nje pergjigje te perbashket qe tu kerkohet llogari pergjegjesve per veprimet e tyre njoftoi Shtepia e Bardhe ne Uashington. Qeveria amerikane amerikane akuzoi te marten Iranin per planifikimin e nje atentati kunder ambasadorit saudit. Si organizatore te dyshuar ministria amerikane e Drejtesise permendi nje 56-vjecar i cili ne fund te shtatorit eshte arrestuar ne Nju-Jork si dhe nje anetar te njesise speciale El-Kuds te gardave revolucionare iraniane i cili eshte arratisur. Anetare te larte te qeverise amerikane qe deshirojne te mbeten anonime pranuan nderkohe se nuk ka prova te forta per dijenine e udheheqjes se larte iraniane per vrasjen e supozuar. Nje perfshirje e udheheqjes se Teheranit eshte e mundshme. Edhe zevendespresidenti amerikan Joe Biden deklaroi se SHBA po perpiqet per sanksione te tjera kunder Iranit per shkak te ketij incidenti.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Biznesmeni amerikano-iranian Manssor Arbabsiar konsiderohet figura kyc ne operacionin e koduar Chevrolet per atentatin ndaj ambasadorit te Arabise Saudite.

Nderkohe Arabia Saudite e akuzoi Iranin se me kete sulm te planifikuar ndaj ambasadorit te saj ne SHBA deshiron te prishe marredheniet e mira mes Riad-it dhe Uashingtonit tha ministri i Jashtem i Arabise Saudite princi Saud al-Faisal kete te enjte ne Vjene. Sulmi i planifikuar terrorist na dhemb shume plotesoi me tej ai. Ne nuk e kishim parashikuar kurre qe Irani mund te bente nje hap te tille. Irani duhet te kuptoje qe ka vetem nje rruge ajo e respektimit te ligjeve te drejtes nderkombetare.

Irani hedh poshte akuzat

Por Irani nga ana e tij i hodhi poshte akuzat e Shteteve te Bashkuara per komplot per vrasjen e ambasadorit te Arabise Saudite ne Uashington. Pergjigja me shkrim iu dorezua ambasadorit te Zvicres ne Teheran i cili perfaqeson edhe interesat amerikane ne Republiken Islamike. Irani thuhet ne pergjigje denon fuqishem akuzat e pabaza per gjoja lidhje te tij me elemente terroriste per vrasjen e ambasadorit saudit.
Per Teheranin gjithcka eshte nje sajese e Shteteve te Bashkuara per te shmangur vemendjen nga problemet e verteta qe po kalon Uashingtoni sidomos me krizen financiare.

Autor Mimoza Kelmendi dpa

Redaktoi E. Xhani

Eliana Xhani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›