E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spartak Braho: Kam përvojën dhe cilësitë për të qenë Prokuror i Përgjithshëm

Spartak Braho, sekretari për Çështjet Ligjore në LSI, është personi i parë që  pranon zyrtarisht se, nëse i ofrohet oferta e postit për Prokuror të Përgjithshëm, do të pranonte. Në një intervistë për GSH, ai është shprehur i gatshëm për të pranuar, në rast se do ti propozohej oferta.

Padyshim që nëse më propozohej funksioni për Prokuror të Përgjithshëm, do ta pranoja, pasi me modesti do të thosha që këtë detyrë do ta kryeja më mirë se kushdo qoftë. Për shumë arsye , por edhe për shkak të përvojës sime si jurist dhe ndonjë cilësi timen- shprehet ai.

Braho ka vijuar më tej duke shtuar: Unë nuk jam plotësisht në zemrën  e disa, qoftë djathtas apo majtas që bëjnë hesape kush e si na duhet Prokurori i Përgjithshëm . Kjo ska rëndësi për personin tim , pra jam sjam në listën  e të propozuarve, sepse deri më sot Prokurorët e Përgjithshëm kanë qenë që në nisje raporte numrash e interesash politike. Pak kanë qenë me integritet të plotë  e të pavarur e si të tillë e kanë patur edhe mbylljen e karrierës, të flakur në taborin e avokatëve

Në fund të intervistës Braho ka pohuar se nuk është etike dhe së është akoma herët të diskutohet për këtë çështje, përderisa Prokuroria e Përgjithshme është akoma në detyrë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›