E Diel, 1 Nëntor 2026

Është kriminale të detyrosh një popull të shkojë të votojë për ca hajdutër pa asnjë princip!

Ilir Meta ne vilen e tij te Gjiri i Lalzit

Vila luksoze dhe apartamente pa fund, makina të mira dhe depozita bankare të fryra. Është kjo panorama e pjesës më të madhe të deputetëve dhe politikanëve shqiptarë, që denoncohet prej kohësh. Sipas deputetit socialist, Erion Braçe, ngre pyetjen se përse prokuroria nuk heton për pasuritë e pafundme të politikanëve, ndërsa me nota pesimiste shprehet se është pa kuptim të ftosh popullin të votojë, kur pjesa më e madhe e politikanëve janë hajdutër.

“Është kriminale të detyrosh një popull të shkojë të votojë për ca hajdutër pa asnjë princip!

Dua të kujtoj Tedor Kekon, tani. 10 vite më parë u nda nga kjo jetë. Mbase na sheh prej lart.

Ka shkruar shumë, shumë më të bukura se kjo. Por, mua më duket mesazhi më i qartë për një ditë si kjo:

Korrupsioni nuk luftohet nga të korruptuarit.

Tetë vjet më parë, kur hyra në Parlament si deputet i PD-së, unë kisha një dhomë e një guzhinë në katin e nëntë të një pallati. Ligji i aprovuar ato kohë i ndalonte deputetit të merrej me biznes ose me dypunësi, qoftë dhe indirekt. Unë e respektova këtë ligj dhe mbeta në mënyrë të natyrshme në këtë apartament, megjithëse fëmijët u rritën. Mbeta në këtë apartament jo se desha të qëndroja në atë ngushtësirë, por se nuk kisha dhe nuk kam mundësi financiare të blej një apartament të ri.

E nisa nga analiza e vetvetes, për tiu treguar se edhe unë habitem sesi shumë ish-kolegë të mi, dikur shumë më rrjepacakë ekonomikisht, nga unë, dhe ndryshe nga unë, pa asnjë të ardhur shtesë nga honoraret etj, sot banojnë në vila, apo apartamente superluksoze.

Një prokurori serioze duhet të ndalojë, para një peisazhi të tillë dhe të bëjë pyetjen e thjeshtë pa asnjë tendencë: Mund të më thoni se ku i gjetët lekët?, shprehet deputeti Braçe.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›