Speciale/Alush Sejko, një emër që nderon Çamërinë me virtytet e një ushtarake
Biseda me një nga pjesëtarët e familjes Sejko në Tiranë, Hektorin, djali i Tahoi Sejkos, i vëllai i Teme Sejkos të shumënjohur nga opinioni shqiptar, më tregon një ngjarje që, jo vetëm më tërhoqi vëmendjen, por më angazhoi të publikoja një nga ngjarjet e hidhura që ka ndodhur me një djalë, bir të Çamërisë martire në Shqipëri. Nuk bëhet fjalë për ndonjë grup armiqësor, por për një vepër tipike të pabesë të sigurimit të shtetit, si shumë e shumë vepra të tilla që kanë ndodhur në këtë vend nga bandat e veshura me pushtetin e diktaturës së proletariatit. Bëhej fjalë për Alush Sejko, njeri nga ata pjesëtarë të familjes së madhe të Sejkatëve që ishin shpërngulur nga Filati më herët se bashkëatdhetarët e tjerë që u detyruan me zjarr e me hekur më 1944 të vinin si refugjat në Shqipëri. Hektori, si një njeri i përkushtuar për të pasqyruar çdo ngjarje që ka lidhje me masakrat që u bënë nga sigurimi i shtetit gjatë gjithë kohës së pasluftës antifashiste në Luftën II Botërore e cila përfundoi si fazë e dytë më 1960-1961 me pushkatimin e të ashtuquajturit “grupi i Teme Sejkos dhe Tahir Demit”, më rrëfen hollësira të mëdha që lidheshin me këtë pjesëtarë të familjes Sejko, prej së cilës rron vetëm e motra e tij, Shekua, në Tiranë. E ndjeva për detyrim dhe u gëzova që do të kisha rastin të bisedoja me një zemër motre që siç thoshte nëna ime “zemra e një motre është margaritar për vëllanë”. Dhe kishte të drejtë se në moshën e saj 86 vjeçare, motra e Alush Sejkos, nuk mund të rrinte pa folur e përlotur për hallin e madh të vëllait të saj të vrarë pabesisht dhe që sot nuk i dihen as eshtrat se ku ndodhen që ta vadiste me lot për t’ia lehtësuar dhimbjen. Kush ishte Alush Sejko Alush Sejko i datëlindjes 1921 ishte fëmija i parë i familjes së Xhemil Sejkos. Shkollën fillore e ka bërë në Sarandë ku qëndronte në një konvikt që kishte emrin “Çamëria”. Më vonë ka vazhduar Normalen e Elbasanit, si dëshmi e faktit që kjo shkollë që sot konsiderohet si Universiteti i Parë Shqiptar i krijuar që më 1 dhjetor 1909, kishte nxënës nga të gjitha trevat e kombit shqiptar. Kur u kthye në Tiranë filloi të punonte si nëpunës në Postën e vjetër të Tiranës. Si për realitet të atyre viteve, në Tiranë qëndronte në një dhomë në rrugën e Elbasanit dhe vazhdimisht i dërgonte letra familjes së tij në Filat, ku thoshte që edhe ata të ktheheshim në Tiranë, duke vlerësuar këtë vend që një ditë do të ishte edhe qyteti që do të priste shumë nga familjet çame të asaj kohe. Në periudhën e Luftës II Botërore, kur Italia pushtoi Shqiëprinë, për shkak të ndjenjave antifashiste që ishin edhe fryma e kohës, Alushin e dërguan në kampet e përqendrimit në Itali. Ishte njeri nga ata të shumtët bij të Çamërisë që përfunduan në kampet e internimit si antifashistë, por arsyen se përse, familja nuk e morëm vesh për shkak të largësisë që ishte nga Çamëria. Kjo ka qenë edhe arsyeja që në këtë moment familja i humbi kontaktet me të. Si shumë e shumë shqiptarë të tjerë, në internim në Itali qëndroi përreth dy vjet. Më pas, me zbarkimin e aleatëve antifashistë anglo-amerikanë, lirohen nga internimi dhe u kthye në Jugosllavi. Ndërkohë që një shok i Alush Sejkos u kthye për në Shqipëri, ai i dha një letër që t’ia sillte familjes ku thoshte se ishte mirë me shëndet dhe se po qëndronte në Jugosllavi. Në atë kohë kishte ndodhur shpërngulja e madhe pas masakrave në Çamëri dhe familja ishte në Kavajë. Alushi ai erdhi dhe qëndroi 10 ditë pranë familjes. Më pas.Iku sërish duke qenë me punë, dhe, kur Jugosllavia prishi marrëdhëniet me Shqipërinë ai u kthye përfundimisht. Në këtë mënyrë qëndroi pranë familjen në Kavajë dhe 10 ditë të tjera. Pas kësaj, Alushin e transferuan në Gjirokastër. Aty qëndroi për njëfarë kohe dhe më pas e transferuan në Delvinë. Ka qenë ky momenti kur Alushin e arrestuan dhe e çuan në burgun e kalasë në Gjirokastrër. Atje bëri 3 muaj burg dhe, pa i bërë gjyq, e pushkatuan. Lajmi i pushkatimit u mor vesh nga 5-6 kushërinj të fisit. Realitetet e ngjarjes së hidhur Këtu filloi dhe tragjedia për familjen e Alush Sejkos që djali i tyre antifashist, përfundoi si një armik i pushtetit, në një kohë që duhet të ishte nderi i tij për sakrificat dhe vuajtjet që kishin kaluar jo vetëm familja, por edhe vetë Alushi. Merret me mend se në çfarë gjendjeje është ndodhur kjo familje që nuk dinte se çfarë kishte ndodh me djalin e shtëpisë që në një anë nuk e gëzuan gjatë kohës sepse ai ishte një kontribues i atdheut d, nga ana tjetër ishte vënë në shënjestrën e një sistemi për të cilkin Alushi luftoi, por që shpejt u zhgënjye. Plumbi i pabesisë e hëngri edhe një jetë njeriu. Në fillim kur erdhën njerëzit e familjes që e dinin se çfarë kishte ndodhur, por ata nuk thanë që Alushi kishte vdekur (pushkatuar), por që ishte sëmurë. Por në sytë dhe në shpirtin e një nëne fëmija është më e shtrenjta dhe nëna e Alushit, Ismete, e kuptoi që diçka e keqe kishte ndodhur. Si fisnike që ishte dhe me një shpirt të madh që kishte, jo vetëm se ishte nënë, por edhe si njjë grua, zonjë e shtëpie të nderuar, zonja e shtëpisë gjeti forca të shtrojë darkën, ndërkohë që shkoi tek komshinjtë dhe mori shtresa për gjumë (nuk kishin shumë duke qënë se ishin muhaxhirë të ardhur me rrobat e trupit dhe sapo kishin nisur të ringrinin jetën nga e para). Ja se si e kujton Shekua, motra e Alushit, atë moment tragjik të asaj nate “Nëna i tha babait “Ha, ti dhe unë se ç’kishte për të na gjetur na gjeti”.Atje u mor vesh lajmi përfundimisht. Në familje askush nuk qante me zë të lartë, nga frika se mos dëgjoheshim jashtë,e mbanim gojën të mbyllur me shamia. Të vetmit që e morën vesh lajmin ishin komshinjtë përbri, të cilit na qëndruan pranë”. Motra Sheko, që sot është në një gjendje pleqëria dhe me shumë probleme edhe shëndetësore të kësaj moshe, gjen forca të na thotë edhe anët e disa të vërtetave që ndodhën me familjen. Ajo shprehet se “e nuk jemi përndjekur shumë sa të tjerët për shkak se Alush Sejko nuk figuronte në trungun tonë te familjes dhe në njëfarë mënyre kemi qënë të disi më të mbrojtur. Fakti që Alushi kishte ikur herët nga Filati i Çamërisë, nuk figuronte i regjistruar në gjendjen civile se ashtu ishte, ngaqë familja e kishte regjistrimin në Çamëri dhe pas luftës ai erdhi nga Jugosllavia. Meqë ishte edhe fillimi i viteve të pasluftës dhe Teme Sejko, si djali i xhaxhait të Alushit, familja shihej me sy tjetër. Ajo që duhet thënë si një nga veçansitë e Alush Sejkos është fakti se temperamenti i këtij njeriu inteligjent prirej nga bindjet se do të duheshim të ishim parthnerë të anglo-amerikanëve, si ndihmuesit e mëdhenj të luftës sonë dhe jo të lidhur me Lindjen, me bllokun komunist. Kjo ishte një bindje e fiksuar tek ky djalosh që mendon për të ardhmen demokratike dhe jo ate komuniste të Shqiëprisë. Vetë Alushika qenë pro perëndimit me anglezët e amerikanët. Por edhe si specifikë tjetër ishte se ai ka qenë pro lidhjes së Shqipërisë me Kosovën, gjë që ishte normale sipas kartës së Atlantikut për vetvendosjen e popujve si në kushtet e Shqipërisë dhe Kosovës. Fatkeqësisht, çdo vuajtje për një ditë të bardhë dhe për një Shqipëri të lirë dhe demokratike, u shumëzuan me zero dhe ai, njeriu me dëshira demokratike përfundoi në plumbin e pabesisë komuniste të Lindjes që në tërësinë e saj ishte antishqiptare, gjë që e kishte manifestuar në çdo rrethanë. Kjo realisht i kushtoi me jetën, sa edhe kushërinjtë që do të pësonin të njëjtin fat pas 12 vjetësh do të zhgënjeheshin dhe që më pas do të përfundonin keq e më keq. Duke siguruar një Komunikatë të kohës të nënshkruar nga Nevzat Hasnedari, i njohur për krimet ndaj antikomunistëve, në të lexohen haptaz qëndrimet proruse e prosllave. Komunikatë 3 janar 1948 Këshilli i gjykatës Lartë Ushtarake Tiranë Kjo prokurori, pasi shqyrtoi akt-gjykimin e Gjykatës Ushtarake të Gjirokstrës në të cilin në bazë të nenit 17, paragrafi 11 e 13 të ligjit Nr. 41, datë 14. 01. 1945, mbi organizimin dhe funskionimin e gjuykatave ushtarake dhe të nenit 14 të ligjit nr. 382, datë 24. 12. 1946 mbi dispozitat e përgjithshme penale është vendosur dënimi me vdekje i Toger Riza Resulit Nëntoger Alush Sejko Nëntoger Myrto Hysi Aspirant Syti Korita Aspirant Dhimitri Nika Degradimin e të gjithë të dënuarve humbjen e të drejtave civile dhe politike si dhe konfiskimin e pasurisë së Riza Resulit. Vërej se nga shqyrrtimi i akteve rezulton se të pandehurit (tre të parët) qysh më parë janë lidhur me reaksionin e huaj e të brendshëm e pasi janë vënë në shërbim të tyre në rradhët e ushtrisë kombëtare kanë formuar grupe me tendenca antipushtet dhe pasi të shtonin rradhët të hidheshin në kryengritje kundër pushtetit. U kanë dhënë informata me karakter ushtarak e politik të huajve e sidomos sillogut të Janinës, kurse të pandehurit aspirant Syri Korita dhe Dhimitri Nika kanë qenë anëtar të këtij grupi. Vepra e të pandehurve provohet me pohimet e tyre dhe me deponime që kanë bërë kundra njeri-tjetrit. Nga ana tjetër gjykimi ka rrjedhur dhe përfunduar sipas rregullit. Vetëm vendimi i ndëshkimit është tepër i rëndë. Për këto arsye dhe për ato që do të parashtrojnë në rast nevoje më vonë, kërkoj modifikimin e vendimit përsa i përket vendimit me vdekje të aspirant Syri Dule Korita dhe aspirant Dhimitri Nikolla Nik., zbritjen e dënimit të tyre nga 20 vjet privim lirie, punë të detyrueshme si dhe humbjen e të drejtave civile e politike për dy vjet kohë dhe aprovimin e vendimit të mësipërm përsa i përket vendimit me vdekje të togert Riza Resulit, N/Toger Alush Sejko dhe Myrto Shefqet Hysa. Prokurori Ushtarak UK Shqiptare Kapiten Nevzat Hasnedari Në një bisedë me një mikun e burgut në kalanë e Gjirokastrës, Aqif Selimi që ka bërë rreth 30 vjet burg, më tregoi edhe qelinë ku ka qenë së bashku me Alush Sejkon dhe vuajtjet, por edhe kryelartësinë e djalit të Çamërisë edhe pse e dinte që e priste pushkatimi. “Ai ishte i bindur në idetë e tij se rruga që kishte nisur qeveria komuniste duke u lidhur me rusët deh jugosllavët, ishte e gabuar dhe se shpëtimi i këtij kombi ishin amerikanët. Presidenti amerikan Willson e ka treguar me vepra këtë gjë. I tillë ishte Alushi, një burrë i rritur para kohe dhe që ishte i edukuar me idetë e demokracisë anglo-amerikane dhe e donte Kosovën si dhe Çamërinë që të ishin pjesë e kombit tonë”, shprehej xha Aqifi për figurën e njeriut që pak ditë më pas u pushkatua natën e zezë të atij viti 1948. Procesverbali për Alush Sejkon Sajimet dhe montimet që u bëheshin gjyqeve politike në Shqipëri pas Luftës II Botërore në Shqipëri, ishin modele të UDB apo KGB për të inkriminuar çdo njeri që nuk ishte në pajtim me sistemin e diktaturës komuniste të kohës. I tillë ka qenë edhe procesverbali për N/toger Aklush Sejko me deponimet e tij kur shkruhet se “deklaron se kur amerikanët zbarkuan në Itali, ky si internuar prej fashizmit u lirua nga burgu prej anglezëve dhe më vonë bashkë me shokët e tij u mor prej amerikanëve dhe çuan në Vila Rosa dhe Vila Axana në Bari të Italisë. Këtu Lori Posti dhe Fuxhi pas shumë kontakteve dhe bisedave që kishin bërë me ta rreth forcës së madhe dhe të fortë që paraqisnin amerikanët arritën që të shfaqen haptazi për ti futur në shërbim të spiunazhit. Këta, siç deklaron N/toger Alushi, pranon që të bëheshin spiuna tek amerikanët dhe kur të vinin në Shqiëpri të informomin anglo-amerikanët rreth gjendjes politike, ekonomike e luftarake të Shqipërisë. Kur këta pranuan të pveteshin nga S.B.S, Fuxhi bashkë me Lori Postin u morën nga një deklaratë gjithsecilit ku në të përshkruan gjithsecili biografinë e tij dhe pranonin të punonin si esbies. Në fund të deklaratës e firmoste gjithsecili. Siç deklaron N/toger Alushi, përgjegjësit e këtyre dhe që rrinin afër Fuxhit dhe Lori Postit ishin Spiro Ruçua, Sinan Gjoni, Galip Llatipi, Kolë Berisha dhe Spiro Dhima. Këta vazhdimisht bisedonin me Fuxhin dhe Postin, na komunikonin neve urdhrat e udhëzimet e Fuxhit dhe të Lori Postit. Në jepnin të holla për të ngënë ushqim, ku ushqimi nuk na ishte rregulluar në Vila. Më vonë thotë N/toger Alushi, na ndanë në dy grupe, njeri grup mësonte për radiotelegrafista ku merrja pjesë edhe unë, dhe tjetri për minator. Këta kurse bëheshin që neve si SBS të ishim të specializuar si dhënie informatash, ashtu edhe në sabotime. Përveç specializimit këta kanë bërë kurse si SBS. Në kurse si instrukltorë u shkonin Lori Posti dhe një major grek. Fuxhi dhe Posti i mësonin si t’i jepnin informata. Majorit grek i mësonte mbi paraqitjen dhe manovrat që duhet të bënin këta si spiuna për të punuar dhe për të mos i diktuar. Përveç detyrës së instruksioneve merrnin mësime edhe prej policisë amerikanë mbi përdorimin e armëve në rast rreziku. Përveç grupeve tonë që Lori Posti dhe Fuxhi pranoi për të na bërë agjenta, ata kishin edhe elememtë të tjerë që punonin përt t’i bërë agjenta, ballista dhe zogista, si për shembull kapter Vançea dhe një dorac që nuk i dihet emri nga të cilët njeri punonte me ballistat dhe tjetri me zogista dhe lidheshin që të dy me Fuxhin. Nga prilli 1944grupet ku ishte Alushi bashkë me shumë Jugosllavë ikën prej Italie dhe shkuan ën Jugosllavi e më vonë nga fundi 44-ës e fillim 45-ës disa erdhën në Shqipëri e Alushi shkoi në repartet shqiptare që ishin në Kosovë në Brigadën e 5. Nga dhjetori 45-ës Alushi për herë të parë ka rënë në kontakte me Galip Hatipin në Tiranë ku ky i fundit menjëherë e udhëzoi të informonte rreth gjendjes së reparteve ku bënte pjesë. Galipi i kishte fol edhe për lidhjet e rregullta që kishin bërë me Fuxhin këtu në Shqiëpri. Gjatë viti 1946, Alush Sejko në Gjirokastër ka rënë në kontakt me Spiro Ruçon ku i ka dhënë informata rreeth armatimit, moralit dhe forcës së Divizionit. Gjithstu i ka dhënë informata rreth kartotekës së partisë së Divizionit, numrin e anëtarëve, kandidatët dhe të rinjve komunista. Po në këtë kontakt që ka marrë me Spiro Ruçon është udhëzuar prej tij që të formonte grupe të pakënaqurish kundër pushtetit. Alushi prej Spiros ka marrë 4 herë para, ndër to 6 kanë qenë stërlina. Nga fundi i muajit janar 1946 N/toger Alushi në bashkëpunim me Dr Riza Resulin kanë formuar grupin me oficera në Regjimentin përkundër pushtetit. Këto grupe i kanë mbledhur 8 herë. Alushi ka qenë sekretar politik i gurpit, ka rekrutuar vetë aspirantë Dhimitër Samsurin dhe N/toger Myrto Hyso, këtë të fundit i udhëzonte dhe formoi grupin e dytë të oficerave. Ka sabotuar në klube dhe ka propaganduar në personelin e klubit për kundër pushtetit, et.etj Epilog Se sa të sajuara ishin hetuesia e denimëve politike në Shqipërinë e atyre viteve, e tregon qartë edhe ky procesverbal që në fund të tij shkruhen fjalët “Alushi është munduar të fshehë shumë nga veprimtaria e tij e që më tepër në funksionin si SBS ka qendruar gjithnjë si armik i fortë para hetuesisë, nuk është bindur asnjëherë të kallzojë drejtë ose të sqarojë por me çdo mënyrë është munduar të para hetuesisë të vërë në zbatimin porositë e Fuxhit duke mos hequr dorë asnjë çast”. Ndoshta me këto skenarë do të akuzohej më pas edhe vetë kushëriri i tij, Teme Sejko si një realitet i një diktature që ata që luftuan si atdhetarë, regjimi i pushkatuan si … “tradhtarë” ?! Përgatiti Hyqmet Zane
...