E Shtunë, 31 Tetor 2026

Speciale/Në Kaukazin e pasluftës “shkëlqen” mosprania e çuditshme e Turqisë

Një zonë e afërt dhe e mprehtë është bërë shumë më e rrezikshme dhe shumë më e rëndësishme. Peisazhi është befasues. E ndodhur midis dy deteve dhe shtëpia e maleve më të larta të Evropës, Kaukazi ka qenë gjithmonë një rajoni misterioz, tërheqës dhe i turbullt. Reputacioni i tij u ngrit gjatë pushtimit të tij të gjatë dhe të ngadaltë prej Rusisë perandorake në shekullin 19. Kaukazi paraqitet në mënyrë të spikatur në poezitë e Pushkinit dhe në prozën letrare të Tolstoit. Një figurë klasike ruse, "njeriu i tepërt: i cili është i pafuqishëm dhe nuk përshtatet, shfaqet së pari në karakterin e Pechorin, në novelën e Lermontovit, "Një hero i kohës sonë", fillon në Kaukaz. Lexuesit rusë janë magjepsur gjithashtu nga aktet heroike të heroit të rezistencës kaukaziane, Imam Shamil. Tani Kaukazi është sërish në qendër të vëmendjes. Republikat e pashtruara të Kaukazit të veriut në Federatën Ruse janë gjithmonë në lajmet e para. Pas dy luftërave të përgjakshme me rusët, Ceçenia është pak a shumë në paqe nën zotërimin e presidentit të fortë të saj, Ramzan Kadirov, por mund të shpërthejë sërish me shumë lehtësi. Dagestani është bërë një vend gjithnjë e më shumë i pakontrolluar. Më keq akoma, Ingushetia është në një gjendje pothuajse anarkie, me forcat ruse të sigurimit që përdorin të njëjtat metoda brutale ashtu si dhe rebelët ingushë të armatosur.
Por janë tre vendet e Kaukazit të jugut - Gjeorgjia, Azerbajxhani dhe Armenia – që janë për momentin historia më e madhe, për shkak se ato janë shesh betejat në një përplasje të re midis Rusisë dhe Perëndimit. Arsyeja kryesore përse janë kaq të rëndësishme këto vende të vogla, megjithë një popullsi të përbashkët prej vetëm 16 milion ose diçka të tillë, është gjeografike. Të vendosura pranë Turqisë, në veri të Iranit dhe në jug të Rusisë, ky është një vend ku perandoritë janë takuar prej shumë kohësh – dhe janë përplasur. Rusia nuk është pajtuar kurrë me vetveten për humbjen e kontrollit të Kaukazit kur Bashkimi Sovjetik u shpërbë në 1990-1991. Moska ka qenë dukshëm e vrazhdë mbi influencën në rritje të perëndimit. Rusët kanë qenë veçanërisht armiqësorë ndaj presidentit të Gjeorgjisë, Mikheil Saakashvili, i cili hipi në pushtet pasi përzuri Eduard Shevarnaxen në "revolucionin e trëndafiltë" të 2003. Në të vërtetë, marrëdhëniet e akullta personale midis z.Saakashvili dhe Vladimir Putin të Rusisë kanë turbulluar të gjithë rajonin. Rusët kanë mbajtur një embargo tregtare dhe udhëtimesh mbi Gjeorgjinë. Ata ishin zemëruar nga vendimi i NATO-s në Prill që Gjeorgjia mund të jetë një ditë vend anëtar, edhe pse vendit nuk i ishte ofruar një "plan veprimi për anëtarësim" i menjëhershëm. Rusia është më pak nevralgjike mbi dy vendet e tjera të Kaukazit, ku influenca e saj është më e fortë. Sido që në shumë drejtime Azerbajxhani është shumë më i rëndësishëm se Gjeorgjia, meqenëse ai ka shumë naftë dhe gaz (Gjeorgjia dhe Armenia kanë minerale të bollshme, por pak energji). E gjithë zona është vendimtare për gazsjellësit ekzistues dhe ata që janë planifikuar, veçanërisht për gaz, i cili mund të furnizojë Evropën duke shmangur Rusinë. Gazsjellësit përshkojnë një rrugë të gjatë duke shpjeguar përse Kaukazi tani është nj teatër i tillë kritik në përballjen e Rusisë me Perëndimin. Arsyeja e tretë prëse Kaukazi ka rëndësi është se ai fsheh disa konflikte që ziejnë të lëna pas shëmbjes së Bashkimit Sovjetik në 1991. Në të vërtetë, pjesa më e madhe e luftimeve u zhvilluan në Kaukaz. Gjeorgjia ishte lënë me dy rajonet e saj, Abkhazinë dhe Osetinë e jugut, të cilat u larguan nga kontrolli i Tbilisit pa dy luftrave në fillimin e viteve 1990'. Ashtu siç u bë e qartë në Gusht, Rusia mbështeti pavarësinë e tyre nga z.Saakashvili irritues. Azerbaixhani ka rajonin autonom të Nagorni-Karabahut, mbi të cilin ai luftoi dhe humbi një luftë akoma edhe më të përgjakshme me Armeninë në 1991-1994. Sot Armenia kontrollon jo vetëm Nagorni-Karabahun por edhe 7 fshatra në Azerbaixhanin e vërtetë, dhe ushtarët janë duke u vrarë në mënyrë të shpeshtë përgjatë vijave të armëpushimit.
Marshimi përmes Gjeorgjisë/Ishte 7 Gushti që bota erdhi në vete për rreziqet e konflikteve territoriale të Kaukazit. Për muaj rusët kishin bërë të pamundurën për të provokuar presidentin gjeorgjian, i cili ka reputacionin si një kokë e nxehtë. Bombat u hodhën, aeroplanët e telekomanduar u dërguan mbi territorin gjeorgjian, filluan ushtrimet për pushtimin. Amerikanët insistojnë se ata i kishin bërë thirrje për përmbajtje z.Saakashvili, por disa vëzhgues pretendojnë se sinjalet ishin të përziera. Mbi të gjitha z.Saakashvili kishte premtuar të rivendoste integritetin territorial të Gjeorgjisë; dhe ai gjithashtu kishte pushtuar një enklavë më të vogël rebele. Axharinë, në 204. Ai mund ti ketë varur shpresat për të bërë të njëjtën gjë në Osetinë e jugut pa ose kundërshtimin amerikan ose një përgjigje të vendosur ruse. Tensioni u ngrit vazhdimisht gjatë javëve që çuan në 7 gusht. Në të vërtetë, Paata Zakareishvili, një vëzhgues i njohur në enklava, beson se lufta mund të kishte shpërthyer në çdo ditë gjatë asaj jave. Tashmë çfarë ka ndodhur aktualisht në 7 Gusht mbetet një çështje e debatuar fort - dhe mund të jetë subjekt i një hetimi ndërkombëtar të cilin z.Saakashvili ka thënë se do ta mirëpriste, dhe pretendon se ai ishte i pari që e kërkoi. Versioni gjeorgjian i ngjarjeve është i tillë. Pas disa ditësh përleshjesh me forcat e Osetisë së jugut, z.Saakashvili shpalli një armëpushim, të cilin ai tha se ishte shkelur prej Osetëve. Por ai vendosi të qëllonte me artileri dhe pastaj të pushtonte Tskhinvalin, kryeqytetin e Osetisë së jugut, vetëm në një kohë kur trupat dhe tanket ruse filluan të futeshin në të nga Osetia e veriut përmes Tunelit Roki në mbrëmjen e 7 Gushtit. Rusët insistojnë se asnjë forcë nuk kishte hyrë në tunel dhe se sulmi mbi Tskhinvalin ishte i pa shkaktuar (monitoruesit nga OSBE-ja, të bllokuar në Tskhinvali, thonë se ata nuk kishin dëgjuar asnjë bombardim me artileri nga osetët përpara se gjeorgjianët të hapnin zjarr). Në të njëjtën kohë rusët gjithashtu pohuan se 2000 njerëz gjetën vdekjen në qytet dhe folën për një gjenocid dinak (e vërteta mbi numrin duket se është pak më shumë se 100). Rusët u përgjigjën me forca masive. Megjithëse ata pësuan humbje të rënda nga gjeorgjianët ndërsa kolonat e tyre u drejtuan nga jugu, numrat absolutë eventualisht thonë dhe gjeorgjianët ishin shtyrë mbrapa përpara se të braktisnin luftimet. Rusët atëherë pushtuan pjesë territori përreth enklavave dhe kërcënuan për pak kohë Tbilisin përpara se të deklaronin armëpushimin. Sidoqoftë për javë pasi ata i premtuan fillimisht Bashkimit Evropian se do të tërhiqeshin nga territori gjeorgjian, rusët i mbajtën trupat e tyre dhe pikat e kontrollit me pretekstin e dobët të marrjes “së masave të sigurisë”. Këto forca shkatërruan bazat, portet, hekurudhat dhe rrugët gjeorgjiane. Rusët sapo deklaruan se ata kanë përmbysur premtimin e tyre më të fundit ndaj BE-së për tu tërhequr nga territori gjeorgjian deri në 10 Tetor. Tashmë trupat e tyre janë në vendet kua to nuk ishin përpara 7 Gushtit, dhe ata janë shumë më larg se atëherë. Fshatrat gjeorgjiane në dhe pranë Osetisë së jugut kanë qenë objekt i spastrimit brutal etnik. Edhe Abkhazët kanë marrë mbrapsht grykën e Kodori nga forcat gjeorgjiane. Kjo është një rrugë e gjatë nga rivendosja e status-quo-së përpara 7 Gushtit. Lufta e shkurtër e Gushtit ka lënë Gjeorginë edhe me barrën e jo më pak se 60.000 refugjatëve. BE-ja ka vendosur tani rreth 200 vëzhgues të armëpushimit, por rusët nuk duan ti lenë ata që të futen në dy enklavat, të cilat ata i kanë njohur së fundmi si shtete të pavarura. Bisedimet mbi statusin e enklavave filluan në Gjenevë këtë javë dhe u ndërprenë pothuajse menjëherë, kur rusët u larguan. Marrëveshja ishte qartazi e pamundur. Rusët menduan se ata fituan luftën dhe duhet të mblidhnin çmimet. Gjeorgjianët nuk mund të lejonin largimin e enklavave. Edhe Nino Burjanadze, një ish-kryetar i Parlamentit Gjeorgjian, i cili tani është një kundërshtar i z.Saakashvili, thotë se kjo do të ishte sikur ti prisje dikujt krahët dhe këmbët. Një prej ndikimeve të luftës ishte frenimi i rritjes së ekonomisë të Gjeorgjisë. GDP-ja reale u rrit me mbi 12% në 2007, falë një vale të madhe në investimet e huaja, një program liberalizimi dhe një frenim të korrupsionit dikur tipik. Z.Saakashvili tha se nëse lufta do të kishte ndodhur dy vjet më parë, ekonomia do të ishte shembur. Tani, vëren ai me kënaqësi, tregjet financiare ruse kanë vuajtur rëniet më të mëdha. Padyshim, rritja ekonomike duket se do të përfundojë me 5% ose më pak këtë vit, jo më pak për arsye të një perspektive më të ftohtë të ekonomisë botërore ; por puna për rindërtimin dhe një fluks premtues i ndihmës së huaj do ta ngrenë atë sërish vitin e ardhshëm.
Perspektivat politike në Gjeorgjia janë të zymta. Megjithëse z.Saakshvili i pëlqen të thotë se përgjigjja më e mirë ndaj agresionit të Rusisë është më shumë demokraci, ai duhet ti përkthejë në veprime fjalët e tij. Ai vetë nuk ka patur përkrahje duke shtypur protestat e opozitës në Tbilisi, nëntorin e kaluar. Ai ishte rizgjedhur president në Janar, dhe partia e tij fitoi zgjedhjet parlamentare në Maj. Por opozita është rigrupuar. Znj.Burjanadze planifikon të formojë një parti të re. Shumë kritikë janë duke dalë ndaj aventurës luftënxitëse të z.Saakshvili në Osetinë e Jugut dhe instikteve të tija autokratike : Ombudsmani i Gjeorgjisë kohët e fundit ka bërë thirrje për “demokraci reale” që të zëvendësojë autoritarizmin. Ironikisht janë rusët, ata të cilët duan më shumë që të shpëtojnë nga z.Saakshvili, të cilët janë tani përkrahësit e tij më të mëdhenj : prej luftës, shkalla e popullaritetit të tij ka arritur në mbi 75%. Edhe sot, z.Saakashvili pretendon se nuk pendohet për asgjë : ai phon se nuk ka asnjë alternativë dhe se lufta nuk kishte të bënte aspak me Osetinë e Jugut dhe Abkhazinë. Në të vërtetë ai mezi pranon se Gjeorgjia humbi. Ashtu siç e shikon ai këtë, rusët tashmë kontrollojnë të dy enklavat ; qeveria e tij nuk ka rënë ; gazsjellësit vital përmes Gjeorgjisë ishin të padëmtuar megjithë bombardimet ruse ; dhe ekonomia është duke e rimarrë veten. Dhe ai gëzon vëmendjen e të gjithë botës. Kur Gjeorgjia ishte pushtuar nga fqinjë më të mëdhenj në të kaluarën, thotë ai, askush nuk ia vuri veshin ; kësaj here, udhëheqës nha e gjithë Evropa u grumbulluan në Tbilisi për të treguar mbështetjen e tyre.
Loja e naftës dhe e gazit/Lufta e gushtit ka prekur thellë edhe Azerbaixhanin dhe Armeninë. Asnjë prej tyre nuk është aq demokratik sa Gjeorgjia, të dy janë miq me Rusinë (në veçanti, Armenia është një aleate e ngushtë) dhe asnjë nuk aspiron akoma ti bashkohen klubeve perëndimore të tilla si NATO ose BE. Tashmë, si pasojë e luftës, të dyja janë duke parë më shumë nga Perëndimi sesa më parë. Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliev, siç parashikohej fitoi zgjedhjet në 15 Tetor, pjesërisht sepse pjesa më e madhe e kandidatëve të opozitës bojkotuan votimet në terren të cilat nuk ishin as të lira dhe as të ndershme. Një qeveri autokratike mund të dalë për të krijuar stabilitet. Sidoqoftë z.Aliev është pare gjerësisht si një udhëheqës më i dobët sesa babai i tij, Heidar, i cili ia la trashëgim atij presidencën në 2003, dhe disa mendojnë se ai është peng i oligarkëve më të fuqishëm ekonomik të vendit. Udhëheqësit e opozitës, të tillë si Eldar Namazov pretendojnë se në vend ka më pak liri tani sesa më parë. Ajo që është e qartë është se ekonomia e mbështetur nga nafta e Azerbaixhanit ka lulëzuar. Ashtu siç thotë një diplomat, kjo ndihet dhe duket pak si një Emirat i vogël i Gjirit. Naftësjellësi Baku-Tbilisi-Ceyhan tani është duke transportuar një milion fuçi në ditë; gazi është duke rrjedhur drejt Gjeorgjisë, Turqisë dhe Rusisë. Bakuja është duke u mbuluar nga petrodollarët; me godina të reja shkëlqyese dhe bllokime të tmerrshme të trafikut. Është pak e qartë nëse qytetarët e zakonshëm janë duke përfituar prej kësaj. Shumë ankohet mbi inflacionin, i cili është duke u sjellë midis 16% (zyrtarisht) dhe 30% (thonë disa ekonomistë). Qeveria flet hapur për programin e saj të liberalizimit ekonomik, i cili ka qenë mburrur nga Banka Botërore. Deri tani Azerbaixhani ka gjithashtu një reputacion për korrupsionin. Ka një ulje-ngritje të madhe nga bumi i naftës: ai dërrmon ekonominë që nuk është e lidhur me naftën. Një ekonomist thotë se nafta dhe gazi tani llogariten të japin gjysmën e GDP-së dhe mbi 90% të eksporteve. Shkalla reale e shkëmbit të valutës është vlersuar befasisht, një arsye përse Bakuaj është kaq e shtrenjtë. Më keq, rezervat e naftës dhe gazit në territorin e Azerbajxhanit janë të përcaktuara. Bill Schrader, drejtues i BP Azerbajxhan, vëren se loja reale për të ardhmen do të jetë përpjekja për të zbrazur bregun Kaspik të Turkmenistanit, i cili ka rezerva gjigante të gazit. Pasuria energjetike e Azerbaixhanit është natyrisht mjaft interesante për rusët, të cilët duan që ai të shesë më shumë naftë dhe gaz drejt veriut. Gjigandi rus i energjisë, Gazprom, ka nevojë të ngutshme për më shumë gaz. Por qeveria nuk e ka ndërmend ta plotësojë këtë: ajo furnizoi Gjeorgjinë me gaz kundër dëshirave të Rusisë, p.sh. dhe është entuziaste mbi gazsjellësit drejt Perëndimit (duke përfshirë edhe Nabuccon). Zyrtarët shikojnë avantazhin e madh për të mos u varur nga një blerës i vetëm.
Duke parë për aleatë/Një tjetër re e madhe në horizont është Nagorni-Karabahu.Negociatat mbi territorin e kontrolluar nga armenët vazhdojnë me hope në të quajturin Grup të Minskut të drejtuar nga Rusia, Amerika dhe Franca. Deri në kohën e luftës në Gjeorgji, vëzhguesit ishin të frikësuar se një Azerbaixhan i pasur, i cili është duke shpenzuar shuma të mëdha në mbrojtje, mund t’i drejtohet sërish forcës. Azerbajxhanasit e thjeshtë, të zemëruar se 1/7 e territorit të tyre është pushtuar nga Armenia, mbeten luftënxitës. Por pas Gjeorgjisë një luftë e re duket më pak, jo më, e mundshme, jo të paktën për arsye se rusët nuk do të lejojnë që Armenia, aleati i tyre dhe që mban në territorin e saj dy baza të mëdha ushtarake, të jetë mundur. Sidoqoftë armenët nuk janë të vetëkënaqur. Lufta e Rusisë me Gjeorgjinë e bëri këtë vend të vogël dhe të izoluar të ndjehet gjithnjë e më shumë të cenueshëm. Kufiri i saj lindor me Azerbajxhanin është bllokuar pas luftës së 1991-1994, dhe turqit mbyllën kufirin e saj perëndimor në shenjë simpatie për kushërinjtë e tyre azerë. Rreth 80% e tregtisë së Armenisë kalon përmes porteve në Gjeorgji, shumë prej të cilëve janë shkatërruar nga rusët. Nuk është për tu çuditur që armenët po shikojnë për më shumë miq përreth krahas Rusisë. Për momentin është planifikuar një gazsjellës i ri nga Irani. Armenia vështirë se është më pak autokratike sesa Azerbajxhani. Zgjedhjet në shkurt që sollën Serzh Sargsyan në presidencë u kritikuar nga pjesa më e madhe e vëzhguesve perëndimorë. Më keq akoma, udhëheqësi i opozitës, (dhe ish-presidenti) Levon Ter-Petrossian, i cili thotë se zgjedhjet ishin vjedhur, i mblodhi mbështetësit e tij në rrugë. Rezultati ishte protesta më e dhunshme që Erevani ka parë ndonjëherë, që u shtyp nga qeveria me 8 viktima. Jo më pak se 74 demonstrues të opozitës mbeten në burg, megjithëse z.Sargsyan siguroi interlokutorët se nuk ka të burgosur politikë në Armeni.
Një mundësi perëndimore/Për të huajt, Kaukazi shpesh i ngjan një vatre të intrigave djallëzore, lojrave për pushtet dhe konflikteve etnike të pazgjidhshme. Lufta në Gjeorgji konfirmoi dyshimin më të keq të shumë njerëzve. Tashmë në Gjeorgji dhe në dy fqinjët e saj, mund të jetë krijuar një mundësi për ndryshim. Për gjithë mburrjet e tij, z.Saakashvili ishte lëkundur qartazi. Ai tani duhet të jetë më shumë i përgjegjshëm për të kuptuar se mënyra më e mirë për të promovuar integritetin e Gjeorgjisë është të kujdeset për një demokraci vërtetë liberale – kështu që, enklavat të mund të zgjedhin një rikthim. Një argument i ngjashëm mund të mbajë me vete disa vlera në Azerbajxhan dhe Armeni ndërsa ata shikojnë për miq përtej Rusisë. Megjithatë, nëse Perëndimi duhet të jetë konsistent, ai duhet të mbështesë këto vende vetëm në vartësi të hapave që ata do të ndërmarrin, sido që ngadalë, në të njëjtin drejtim demokratik si Gjeorgjia. Dy çelësa mund të ndihmojnë në hapjen e këtij procesi. I pari është për të joshur me perspektivën, sido që të largët, se të tre vendet mundet që një ditë të kualifikohen si anëtarë të BE-së. Ashtu siç ka treguar eksperienca në Evropën perëndimore, kjo është mënyra më e mirë për të tërhequr vendet drejt reformave. BE mund të ofrojë një rrugë më të mirë sesa anëtarësimi në NATO, i cili është shumë më problematik dhe I bllokuar më tej pas luftës në Gjeorgji. Çelësi i dytë është të punohet me Turqinë, e cila si i vetmi vend i NATO-s në rajon është vendosur mirë për të kompensuar influencën e Rusisë. Pak pas luftës, Turqia bëri një propozim për “Platformën e Stabilitetit dhe Bashkëpunimit në Kaukaz », e cila është duartrokitur edhe nga rusët. Kompanitë turke janë aktive në rajon, mjaft dukshëm në Gjeorgji dhe Azerbajxhan dhe (fshehtazi) edhe në Armeni. Nëse turqit mund të përmirësojnë marrëdhëniet me Armeninë, duke përfshirë edhe hapjen e kufijve, ata mund të luajnë një rol shumë më konstruktiv në Kaukaz sesa kanë luajtur rusët ndonjëherë. Por Turqia dhe tre vendet e Kaukazit kanë nevojë për inkurajim. Ky mund të fillojë me një vendim të vendosur të BE-së për të mbështetur gazsjellësin Nabucco. Kjo do të ndihmonte që vendet e Kaukazit të ishin më pak nacionaliste dhe të punonin më mirë së bashku. Paradoksalisht, lufta e Gjeorgjisë mund të shtojë shanset për përparim paqësor në të gjithë rajonin.
...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›