E Shtunë, 31 Tetor 2026

Speciale,shteti dhe marrëdhënia me kulturën

Gjithçka filloi aty ku ndoshta askujt nuk do t'i shkonte mendja se do të shkatërrohej. Në një kohë kur një ndër institucionet e vetme të filmit, do të pësonte krizën më të madhe të shkatërrimit. Akademia "Marubi" hapi një çështje të gjallë dhe shumë aktuale duke vënë në diskutim kështu dashamirësinë e shtetit shqiptar, për të zgjidhur një problem, apo të paktën të cilësuar si të këtillë nga ata, që mesa duket shkaktoi reagime të mëdha. Pas shembjes së të vetmit burim kinematografik në Shqipëri "Kinostudios Shqipëria Sot" nuk numërohen institucione të tjera të prodhimtarisë kinematografike, të paktën të institucionalizuara dhe me një prodhimtari si ajo e dikurshmja. E në këtë sens Akademia "Marubi" mbetet e vetma shkollë e mirëfilltë e filmit dhe multimedias në Shqipëri. Një institucion që ndërtoi në një farë mënyre, një frymë kinematografike të re dhe që mori në gjirin e sajë, të parët kineastë të mundshëm, që mund të dilnin nga dyert e një shkolle filmi të mirëfilltë shqiptare. Por vallë ç'ndodhi me kulturën dhe me formën e arsimimit kinematografik shqiptar?!Askush nuk do t'i kishte parashikuar të tilla lëvizje, të cilat përveçse do të çmontonin një amfiteatër shkollor, më tepër do të krijonin imazhin e një dhune të mirëfilltë ndaj një shkolle. Një akademi që gjithçka e kishte zaptuar për të mirën e të rinjve shqiptarë, për të mirën e vendit të tij, për të mirën e kulturës, për të mirën e kinematografisë autoktone. Një realitet që hapur thotë "Ti që dhe padrejtësisht kërkon të përhapësh kulturë, hapu, sepse unë dua të bëj biznes. E atëherë të menjëhershme ishin reagimet e atyre që e krijuan këtë kampus kulture, të menjëhershme ishin reagimet e atyre që janë lider të një epoke të re. E në fakt në çëshjet e kulturës deri më parë ka patur diskutime dhe kontestime në lidhje me ndarjen e buxhetit të përcaktuar nga qeveria për projektet kulturore dhe kurrë nuk është regjistruan ndonjë dikutim në lidhje me probleme mbylljesh institucioni, aq më tepër të një shkolle. Këtu lind dhe dilema më e madhe, e cila vë në diskutim se çfarë pretendon shteti të tregojë më këtë gjë? A është normale një gjë e tillë dhe si pasohet me pretendimet e palëve të ndryshme? Natyrisht ka qënë e menjëheshme diskutimi i atyre që ndoshta të prekur nga një çështje vërtetë jetike dhe më tepër sociale, japin dhe deklarime pas deklarimesh, të cilat ndoshta vënë në dyshim dhe krenarinë amtare.Në Shqipëri numërohet një numër vërtetë i vogël i sponsorizimit dhe i pjesëmarrjes apo mbështetjes së evenimenteve apo sipërmarrjeve insividuale të produksioneve kulturore. Përveç spektakleve apo pjesëve të shoët të institucionevce qeveritare apo nën mbikqyrjen e tyre, pothuajse asnjë spektakël, inisiativë apo proces tjetër kulturor nuk mbështetet nga shteti dhe institucionet e tij përgjegjëse të kulturës. E nëse për këtë do të kërkosh një analizë çështje, të gjithë ngurojnë të prononcohen. Pse ndodh kjo? Natyrisht përveçse mund të pasqyrojmë asgjë më tepër nuk mund të thuhet nëse nuk gjen një proces të saktë gazetaresk. Dyert mbyllen, të gjithë heshtin dhe deklarojnë vetëm nëpër deklarata apo konferenca shtypi se do të vazhdohet të kërkohet lirimi i vendeve dhe pronave shtetërore dhe ato do të jepen atyre që u takojnë dhe që mund të paguajnë më shumë. Kjo është një formë proteste apo një mënyrë për të shpjeguar qëndrimet arbitrare, këtë askush se di. Ose më saktë të gjithë qeveritarët kërkojnë dhe e kanë më mirë të heshtin.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›