Një muze për shqiptarët e Maqedonisë
03/03/2009 I vetmi i këtij lloji për kulturën, historinë dhe traditat e shqiptarëve në Maqedoni, muzeu shtrihet 6 km larg Strugës, në fshatin Livadhi dhe është një nismë private. Deri tani numërohen 3 mijë objekte të mbledhura, ende të pakataloguara
Blerina Goce
Është i vetmi muze me kulturë dhe tematikë për historinë dhe traditat e shqiptarëve në Maqedoni. Në të ndodhen rreth 3 mijë objekte që datojnë nga periudha e bronzit e deri në ditët e sotme. Megjithatë, muzeu i Livadhisë në Strugë ende nuk ka asnjë përkrahje shtetërore dhe asnjë katalogim e klasifikim të saktë të materialeve të tij.
I krijuar në mënyrë vullnetare dhe private me nismën e prof. dr. Nebi Dervishit, muzeu është një “arkiv” i pasur të dhënash arkeologjike, etnografike, etj., të dhuruara nga vetë banorët e fshatrave rreth Strugës dhe koleksionisti nga Ohri, Shpëtim Çoku.
I vendosur rreth gjashtë km larg qytetit të Strugës, në fshatin Livadhi, muzeu sipas specialistit në Qendrën Kombëtare të Inventarizimit të Pasurive Kulturore, Jaho Brahaj, përmban një material të çmueshëm nga etnokultura e krijuar dhe trashëguar në shekuj nga banorët e këtij pellgu. “Objektet materiale-trashëgimi kulturore, kanë fillesë me dëshmi arkeologjike që nga periudha e bronzit e përmbyllen me objekte të punuara tradicionalisht nga mjeshtrit popullorë në ditët e sotme. Nuk është arritur ende t´ju bëhet një katalogim dhe një klasifikim i saktë, por ato janë materiale të mbledhura, të cilat tregojnë se ka një vlerë të jashtëzakonshme ajo krahinë dhe kryesisht fshatrat rreth Strugës”, vëren Brahaj, duke shtuar se beson që në të ardhmen ky muze do të klasifikohet dhe katalogohet në bazë të kritereve shkencore që ka muzeologjia e ditëve të sotme. “Edhe sot e kësaj dite në Maqedoni muzeumet janë të centralizuara dhe vazhdojnë të jenë, të ruhen e të paguhen punonjës, me po atë strukturë që kanë qenë muzeumet para viteve 1990. Dihet që historia, kultura e shqiptarëve nuk kanë qenë subjekt dhe objekt i një muzeumi të veçantë në të gjithë Maqedoninë. Prandaj ky muzeum merr edhe një vlerë jashtëzakonisht të veçantë sepse është muzeumi i parë pionier dhe i ngritur në mënyrë vullnetare”. Materiali i mbledhur përfshin material arkeologjik, etnografik, dorëshkrime, armë dhe armatime, si dhe foto të vjetra.
Studimi
Ideatori i këtij muzeumi, prof. dr. Nebi Dervishi sapo ka publikuar edhe studimin “Etnokultura e fushëgropës së Ohrit”. Monografia e Dervishit për krahinën e gjerë që përfshin Ohrin dhe Strugën është një kontribut me vlerë dhe jep një pasqyrë të plotë e të qartë të zhvillimeve politike, ekonomike e kulturore ndër shekuj, pra që nga periudha e lashtësisë e deri në ditët tona. Studimi është produkt i hulumtimeve disavjeçare dhe është arritur që të evidentohen dhe shpalosen vlerat historike, kulturore dhe etnografike të pellgut të Ohrit, si dhe të provohet, se banorët e këtij rajoni janë autoktonë me një kulturë dhe qytetërim të hershëm. Pasuria kulturore e shpirtërore e shqiptarëve autoktonë në këto troje ndriçohet mbështetur në të dhënat shkencore arkivore, dokumente dhe dëshmi materiale dhe me hulumtime e studim të një bibliografie të gjerë dhe pothuajse shteruese. Një kapitull i kushtohet folklorit, riteve, zakoneve dhe kalendarit tradicional lokal të trashëguar. Ilustrimi me tekste të riteve e të këngëve është me materiale të botuara dhe të mbledhura nga autori në terren. Ky kapitull është sa një monografi më vete, hartuar dhe paraqitur sipas kritereve e metodologjisë të studimit etnologjik e folklorik dhe shoqëruar me ilustrime, shumica e tyre të pabotuara më parë.