Vidhnin kabllin elektrik e telefonik, në pranga dy persona

Komisariati numër 6 në Tiranë ka arritur qe te vëjë në pranga dy persona te cilet vidhnin kabllin telefonik dhe elektrik me qellim tregtimin e metalit.
Duke e vleresuar si shqetesues problemin e vjedhjes se kabllit elektrik dhe telefonik policia ka bërë të mundur identifikimin e personave te perfshire ne kete aktivitet. Ata janë Ardian Osmani 29 vjeç dhe Odison Cunraku 16 vjeç.
Materialet proçeduriale per vepren penale te "Vjedhjes ne Bashkepunim" iu kaluan per ndjekje Prokurorise Tiranë.