E Diel, 1 Nëntor 2026

Lumi Mat, aty ku matrapazët nuk pyesin për vendime qeverie

Lezhë- Gërryerja e shtratit të lumit Mat vazhdon papushim dhe kjo masakër mjedisore nuk po ndalet nga askush. Matrapazët e këtij tregu nuk pyesin as për vendime qeverie dhe vazhdojnë në mes të ditës të ngarkojnë kamionët e tyre me inertët e lumit.

Kamionë të tërë ngarkohen çdo ditë me inerte pavarësisht se me ligj nuk lejohet shfrytëzimi i tij. Ndërkaq mesohet se asnjë organ kompetent nuk ka ndërhyrë për ta ndaluar këtë veprimtari që po masakron dita-ditës lumin duke vënë në rrezik shtëpitë përreth, që jo pak herë janë përmbytur nga vërshimi i lumit Mat.

Ndërkaq teksa kamionët vazhdojnë dhe ngarkohen në mes të ditës banorët e zonave përreth qëndrojnë me frikën se mund të përmbyten nga momenti në moment.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Lumi Mat bllokon 63-vjeçarin, shpetohet me helikopter Lezhë- Një 63 vjeçar ka mbetur i bllokuar në mesin...
  2. SHBA, si pastrohet lumi i Los Anxhelosit nga vullnetaret Lumi i Los Anxhelosit me gjatësi 80 kilometra, i mbuluar...
  3. Shfrytëzimi i lumenjve, vazhdon masakra në lumin Mat Lezhë- Gërrmimi i pamëshirshëm i shtretërve të lumenjve në vendin...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›