Wollfarth-Bashës: Transparencë për lejet e ndërtimit
Gjatë një takimi me kryetarin e Bashkisë, Lulzim Basha, Wollfarth ofroi mbështetjen për një sërë projektesh të bashkisë së kryeqytetit.
“Një tjetër aspekt i diskutimit tonë ishte dhënia e lejeve, e cila do të jetë një proces transparent dhe i garantuar. Ky është një aspekt që duhet të kryhet, në përputhje me ligjin dhe është një nga fushat ku do të vazhdojë bashkëpunimi i OSBE-së me Bashkinë e Tiranës”, theksoi ai pas takimit.
Ai përmendi një sërë çështjesh ku do të bashkëpunohet si ajo për mbetjes. “Një aspekt i rëndësishëm i këtij bashkëpunimi, është se do të përfshihet shoqëria civile dhe puna do të kryhet në çdo lagje të qytetit. Pra, janë aspekte të ndryshme në fusha të ndryshme që kanë lidhje me trafikun, krijimin e hapësirave të gjelbra dhe përmirësimin e trafikut që do të ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë së ajrit si dhe në kushtet e jetesës për qytetarët e Tiranës”, shtoi ai.
Në takimi, Basha e informoi ambasadorin edhe me zhvillimet e tjera në bashki, që kanë të bëjnë me Planin Urbanistik, infrastrukturën, hapësirat e gjelbra si dhe me planet për ndërhyrjet e menjëhershme për rregullimin e trafikut, siç janë ndërhyrjet tek sheshi ”Skënderbej” dhe tek rrethrrotullimi i Doganës. “Do të bashkëpunojmë me OSBE, si në drejtim të ndërgjegjësimit në lidhje me pastërtinë në qytet, ashtu dhe me projekte konkrete”, tha kryebashkiaku. /S.Ll/start/
2011-09-20 16:50