E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arvizu: Pas 21 janarit, u organizua celulë antiamerikane

“Është tepër e qartë që ka pasur një grup njerëzish që kanë organizuar këtë demonstratë që ajo të shndërrohej në këtë mënyrë. Nuk bëhet fjalë thjesht për përgjegjësi të asaj apo kësaj, por fakti është që katër persona janë vrarë, kështu që këta persona janë vrarë nga persona të sigurisë”, ka theksuar ai.

Sipas Arvizus, “të gjithë e dinë që kjo ishte një protestë aspak e ngjashme me ato që janë zhvilluar këtu ndonjëherë”. “Nëse ka ndodhur ndryshe të dalë dikush e të më thotë të kundërtën, sepse unë nuk e kam parë këtë. Kam parë policinë me tymhedhëse, me mjete pakta. Situata u përkeqësua. Deri në atë pikë, përgjigja e policisë ka qenë e mirë, duke parë rrethanat”, shton ai.

I pyetur për rritjen e antiamerikanizmit pas ngjarjeve të 21 janarit, diplomati amerikan shprehet se ka ndodhur vërtetë kështu. “Në vende si Shqipëria njerëzit janë gati 96% proamerikanë. Më lejoni të përmend një komentues, Artu Zheji.....Në prill ai ka shkruar një artikull dhe që quhej “Antiamerikanizmi i porositur”. Dhe ai ka shpjeguar një fenomen që për mua është shumë i qartë dhe që ne e kemi parë në atë periudhë, që ka qenë një antiamerikanizëm i organizuar, i drejtuar dhe ka pasur një celulë, ka pasur drejtues, ka pasur mbështetje biznesi dhe ka pasur gjithashtu dhe makineri.

Pra ka qenë një aktivitet i organizuar që ka pasur në plan të mund të marrë një kah politik. Por gjithashtu, në një shoqëri demokratike, unë e pranoj këtë. Por unë mendoj se kjo gjë nuk drejton siç duhet, nëse shkon kështu....Ky është një aktivitet i drejtuar, i orientuar, nuk është diçka organike. Është diçka për të cilën paguhet, është diçka që është skicuar e hartuar në këtë formë”, deklaroi Arvizu për emisionin “Ilva Tare Tonight”. I pyetur nëse e dini se kush e organizon, Arvizu u përgjigj shkurt: Mendoj që po! Megjithatë, ai ka preferuar të mos japë emra konkretë dhe detaje. /Start/

                                                                                             2011-09-21 09:23
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›