E Shtunë, 31 Tetor 2026

Specialistet e ISHP: Gripi edhe ne Shqiperi

Autoritetet shendetesore ne vendin tone tashme jane te bindur se virusi AH1N1 do te preke edhe Shqiperine.

Drejtori i Institutit te Shendetit Publik, Alban Ylli, ndonese pranon se sherbimet shendetsore neper pikat kufitare mund te neglizhojne, ai thekson se duhet te jete ne ndergjegjjen e qytetareve qe te njoftuar nepermjet posterave te paraqiten prane ketij sherbimi per te kapur sa me shpejt rastin e pare .

Eshte e sigurte hyrja e virusit te gripit ne Shqiperi. Perpjekjet tona jane perqendruar ne kapjen e rasteve sa me pare dhe parandalimin e komplikacioneve, u shpreh Ylli.

Kreu i ISHP, shton se ne te gjitha pikat kufitare jane ngritur struktura te posacme per te identifikuar rastet e mundshme me qellim parandalimin e perhapjes se virusit A H1 N1. Madje inspektoret paguhen me ore shtese me qellim qe ky sherbim te ofrohet 24 ore.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›