Specialistët e UNESCO-s do të inspektojnë Butrintin
Ndonëse hera-herës artikujt apo replikat kanë përfshirë menaxhimin e parkut, këtë herë shqetësimin kryesor duket se e përbën rruga nga Ksamili drejt Butrintit. Që pas vendimit për ndërtimin e kësaj rruge, e volitshme ndoshta për banorët, specialistët hodhën alarmin e një shkatërrimi të mundshëm të parkut arkeologjik. Në shkrimet e ndryshme ata dolën kundër ndërtimit pa një studim paraprak të aksit nga Ksamili drejt Butrintit, një projekt i infrastrukturës, punimet e të cilit u inspektuan nga afër edhe nga ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ferdinand Xhaferaj.
Në fjalën e tij atëkohë, ministri theksoi: “Primare në këtë ndërhyrje mbetet ruajtja e pasurisë arkeologjike dhe mjedisore e zonës në zbatim të një projekti të veçantë, duke mbetur besnikë të objektivit kryesor, që trashëgimia kulturore dhe mjedisi të jenë në shërbim të turizmit”. Por duket se nuk ka ndodhur kështu. Specialistët pohojnë se rruga cenon zonën e mbrojtur të parkut arkeologjik më të madh në vend.
Mësohet se ekspertët e UNESCO-s do të udhëtojnë drejt Butrintit në datën 24 gusht, për të parë nga afër shqetësimet e ngritura në shtyp. Nëse në terren vërehen shkelje të rënda, është e qartë procedura se si këto institucione të trashëgimisë veprojnë për atë që kanë listuar si pasuri botërore. Në një rast të tillë, në rastin më të mirë Butrinti, do të bëhej pjesë e listës së pasurive të rrezikuara. Thënë me fjalë të tjera, specialistët do të vlerësojnë se kjo pasuri nuk menaxhohet dot nga aktorët vendas e do të kalojë nën administrimin e ndërkombëtarëve.