E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Obama i kerkon zyrtarisht Kongresit te miratoje Aktin e Punes

Presidenti Barak Obama i kerkoi sot zyrtarisht Kongresit te miratoje planin prej 450 miliarde dollaresh qe synon krijimin e vendeve te punes dhe uljen e shqetesimeve per nje recesion te dyte. Gjate nje ceremonie ne Kopshtin e Trendafilave presidenti u beri thirrje ligjvenesve te miratojne Aktin Amerikan te Punes.

Zoti Obama e paraqiti planin te enjten e kaluar ne nje sesion te perbashket te te dyja dhomave te Kongresit. Plani kerkon shkurtimin e taksave per punetoret dhe bizneset dhe financimin e projekteve te ndertimit. Propozimi perfshin gjithashtu iniciativa per riparimin dhe modernizimin e rrugeve hekurudhave dhe aeroporteve.

Presidenti ka thene se do te paraqese nje plan korrespondues per pakesimin e deficitit qe do te shpjegoje se si administrata do te mbuloje kostot e propozimit.  

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›