Paketa e masave te ashpra ekonomike ne Itali ne fazen perfundimtare

Paketa e masave shtrenguese ekonomike te Italise prej 54 miliarde dollaresh hyn sot ne fazen perfundimtare. Shkurtimet qe synojne balancimin e buxhetit deri ne vitin 2013 do ti paraqiten Dhomes se Ulet te parlamentit e cila duhet ti miratoje ato deri ne fund te javes. Senati e miratoi ate javen e kaluar. Nderkohe Ministri i Ekonomise Giulio Tremonti pergatitet te njoftoje masa te reja per te nxitur zhvillimin ekonomik.
Paketa qe do ti paraqitet Dhomes se Ulet te parlamentit perfshin ngritjen me 1 per qind te TVSH-se tatimit mbi vleren e shtuar ndryshime ne perllogaritjet e pensioneve nje takse speciale prej 3 per qind mbi te ardhurat vjetore prej me shume se 300 mije euro si dhe shkurtime te shpenzimeve qeveritare.
Por mosmarreveshjet mes fraksioneve te ndryshme dhe vete ministrit Tremonti dhe kryeministrit Silvio Berlusconi kane bere qe paketa te ndryshohet kaq shpesh sa qe kredibiliteti i saj eshte demtuar rende.
Mendoj se masat e ashpra ekonomike jane te domosdoshme dhe ne te njejten kohe struktura e tyre eshte e padrejte dhe e gabuar ne shume aspekte. Megjithate Italia ka nevoje per to dhe shpresoj qe keto masa te kontribuojne ne qetesimin e tregjeve sepse jo vetem Italia por e gjithe Evropa ka nevoje per to tha anetari i opozites ne parlament Mario Barbi i Partise Demokratike.
Veshtiresite financiare te Italise dhe Greqise po ndiqen me shqetesim ne mbare boten. Nje prej anetareve te Bankes Qendrore Evropiane dha doreheqjen javen e kaluar duke krijuar shume tronditje ne Evrope duke vene ne pikpyetje aftesite e saj qe te qendroje si nje front i bashkuar per te zgjidhur krizen e borxhit te Greqise.
Kjo do te thote se Greqia do te shkoje drejt mospagimit te huase dhe falimentimit dicka krejt e paimagjinuaeshme. Kjo do te ndikoje tek e gjithe Evropa e cila mund te futet ne nje recesion afat gjate qe do te ndikonte edhe vendet eksportuese ne Azi.
Italia ekonomia e trete me e madhe ne eurozone eshte futur shpejt ne qender te krizes gjate dy muajve te fundit ndersa koalicioni i qendres se djathte i kryeministrit Berlusconi ka nguruar te marre masa per te stimuluar zhvillimin ekonomik dhe per te reduktuar borxhin e madh te vendit.
Dhe ndersa kryeministri Berlusconi perpiqet te siguroje miratimin ne parlamenti deri te merkuren te paketes se masave ekonomike ai perballet me akuza te reja lidhur me nje skandal dy vjecar rreth marredhenieve te tij me nje prostitute.