Specializimet, kriteret e reja per Mjekesine
Te gjithe diplomantet ne Fakultetin e Mjekesise, qe duan te vazhdojne specializim ne fusha te ndryshme, duhet t'u nenshtrohen disa rregullave te reja, miratuar para pak kohesh ne rregulloren e fakultetit. Gazeta publikon edhe sistemin e pikeve qe do te sherbejne per vleresimin e aplikanteve, si dhe te gjitha deshmite e gjuheve qe njihen nga Fakulteti.
Rregullorja
Sipas rregullores me te re te shpallur nga dekanati i Fakultetit te Mjekesise, vleresimi i kandidatit do te behet me sistem pikesh. Maksimumi, vleresimi do te jete 1000 pike. Keshtu, 500 pike te konvertuara, vijne nga nota mesatare, e rrumbullakosur me dy shifra pas presjes dhjetore. Nga ana tjeter, 30 per qind e pikeve te konvertuara, te rrumbullakosura me dy shifra pas presjes dhjetore, do te vijne nga "test kuic", ose ushtrime si dhe 20 per qind nga intervista. Sipas burimeve nga Fakulteti i Mjekesise, nota mesatare 10, eshte e barabarte me 500 pike, nota 9 me 400 pike, nota 8 me 300 pike, nota 7 me 200 pike. Konkursi i testimit me shkrim per cdo specialitet, zhvillohet prane departamentit/sherbimit perkates dhe drejtohet nga nje komision, me jo me pak se 3 anetare. Shefi i sherbimit perkates, duhet te jete anetar komisioni. Komisioni propozohet nga shefi i departamentit / sherbimit, dhe miratohet nga dekani. Ministria e Shendetesise do te kete vezhguesin e vet ne kete konkurs.
Kriteret
Kriteri kryesor per te aplikuar per specializimet e mjekesise eshte qe kandidatet te zoterojne Diplome te Integruar te Nivelit te Dyte (DIND), ne Mjekesi, te fituar ne Fakultetin e Mjekesise se UT, ose te huaj te njevlershme me te. Sivjet, per here te pare do te perjashtohen studentet qe e kane mbaruar Fakultetin e Mjekesise ne Universitetin "Zoja e Keshillit te Mire". Nje kriter tjeter, do te jete mesatarja. Kkeshtu, aplikantet duhet ta kene mesataren me te larte se 7. Nga ana tjeter, mosha maksimale e aplikanteve duhet te jete 35 vjec. Gjithashtu, aplikanti nuk duhet te ndjeke ndonje specializim tjeter paralel dhe nuk i lejohet te konkurroje me shume se dy here per specializim. Nje tjeter kriter mjaft i rendesishem eshte zoterimi i nje gjuhe te huaj, nder gjuhet anglisht, italisht, frengjisht dhe gjermanisht. Sipas burimeve zyrtare nga Fakulteti i Mjekesise, vlen deshmia e Fakultetit te Gjuheve te Huaja, Aleanca Franceze, Instituti Italian i Kultures, Instituti Goete, testi TOEFL(minimumi 500 pike), Cambridge, FCE dhe ILTSE.
L.Ndoka
Kriteret:
Zoterojne DIND ne Mjekesi, te fituar ne Fakultetin e Mjekesise se UT, ose te huaj te njevlershme me te. (Perjashtohen ata qe mbarojne sivjet Mjekesi ne "Zoja e Keshillit te Mire)
Mesatarja 7 e siper
Mosha nen 35 vjec
S'duhet te ndjeke specializim tjeter, ne te njejten kohe
Kandidati nuk mundet te konkurroje me shume se dy here
Duhet te zoteroje te pakten nje gjuhe te huaj (anglisht, italisht, frengjisht, gjermanisht).
Vlen deshmia e Fakultetit te Gjuheve te Huaja, Aleanca Franceze, Instituti Italian i Kultures, Instituti Goete, testi TOEFL(minimumi 500 pike), Cambridge, FCE dhe ILTSE
Shenim:
Kandidatet qe kane mbaruar testimin, i nenshtrohen intervistes brenda 2 jave nga dita e zhvillimit te testit. Ne interviste, kandidatet do te merren nga anetaret e komisionit.