Specializimet tek Mjekesia dekani dhe shefi i sherbimit akuza per manipulime
Peticion kunder dekanatit per konkursin ne degen e imazherise. Akuzat vijne jo vetem nga studentet por edhe nga shefi i Sherbimit te Semiologjise Imazherike Krenar Preza i cili ka braktisur komisionin qe do te perzgjidhte fituesit.
Sipas tij dekanati nuk percaktoi kush ishte komisioni dhe kush do ta drejtonte ate. Ndersa studentet pohojne se pjesa me e madhe e pyetjeve ka qene jashte programit. Ne testimin me shkrim shkelja kryesore eshte se testi ka qene jashte programit dhe pyetjet jashte imazherise. Po keshtu teza erdhi jo e mbyllur ne zarf sic thote rregullorja por e shumefishuar ne disa flete fotokopje. Disa nga studentet kishin edhe aparate celulare gje qe eshte kunder rregullores u shprehen studentet qe kundershtojne konkursin. Sipas tyre kjo menyre e organizimit te konkursit bie ndesh me rregulloren. Te njejtin qendrim ka mbajtur edhe shefi i Semiologjise Imazherike. Ai hodhi dyshime per favorizime ne testim. Nuk u percaktua nga dekanati kush eshte komisioni dhe kush eshte kryetari. Gjithashtu pyetjet nuk pershtateshin me programin tone mesimor dhe me librin qe kane blere kandidatet. Dekani dhe zevendesdekani me qendrimin e tyre tregojne se ketu ka dicka. Ata insistuan qe konkursi te zhvillohej ne kete menyre. Ndonje allishverish tha Preza. Bashkangjitur peticionit te studenteve edhe profesor Preza ka derguar ankesen e tij ne rektoratin e Universitetit te Tiranes. Ky konkurs eshte i parregullt ndaj duhet te pezullohet dhe te zhvillohet edhe njehere per ti dhene gjithkujt ate qe meriton tha Preza.
Dekanati
Por i kontaktuar nga gazeta dekani i Fakultetit te Mjekesise Alfred Priftanji mohoi te kete pasur diktim per menyren e zhvillimit te testit. Ne nuk kemi cuar as teze te hapur dhe as jemi perpjekur te imponohemi ne menyren si eshte zhvilluar testimi ne departamentin e imazherise. Ne kemi derguar disa modele tekstesh standarde te gatshme te cilat perdoren edhe ne vende me te zhvilluara se ne. Mes dhjetera testeve te tilla departamenti kishte te drejte te zgjidhte nje test. Ketu nuk ka mungese transparence. Mungesa e transparences eshte ne ato raste kur nje anetar i komisionit do ti beje vete keto teste duke i perpunuar per dy ore ne shtepi dhe me pas tua jape studenteve per tiu pergjigjur tha Priftanji. Konkurset per specializimet ne Fakultetin e Mjekesise pritet te mbyllen ne 12 janar. Gjate gjithe kohes se zhvillimit te tyre ne departamente ka pasur me dhjetera ankesa dhe kontestime. Dekanati disa dite me pare shpalli te pavlefshme listen me renditjen e fituesve ne departamentin e obstetrike-gjinekologjise. Kjo pas publikimit te favorizimeve qe u jane bere disa prej aplikanteve te cilet ishin femije mjekesh te njohur. Dekani Priftanji nuk ka mohuar ekzistencen e problemeve kur per here te pare konkursi zhvillohet ne menyre te fragmentarizuar ne departamente. Gjithsesi ai dha garanci se ne asnje rast nuk ka pasur favorizime nga ana e dekanatit. Ka gati 2 muaj qe Fakulteti i Mjekesise eshte kthyer ne epiqendren e debatit per arsimin e larte ne vend. Pak jave me pare studentet protestuan lidhur me mangesi jo te vogla ne procesin e mesimdhenies nderkohe qe gjate gjithe ketyre diteve nuk kane munguar akuzat per parregullsi ne te pakten 7 departamente ku po zhvillohen konkurset e specializimit.
Vleresimi
Vleresimi i aplikanteve do te behet me sistem pikesh ku maksimumi eshte 1000 pike. Nga nota mesatare e rrumbullakosur me dy shifra pas presjes dhjetore jane 500 pike ndersa 30 per qind e pikeve te konvertuara vijne nga testi kuic dhe nga zgjidhja e problemeve e ushtrimeve ndersa dhe 20 e pikeve fitohen nga intervista. Rregullorja percakton dhe vleresimin e kandidateve ne pike sipas notave perkatese. Nota mesatare 10 eshte e barabarte me 500 pike nota 9 me 400 pike nota 8 me 300 pike dhe nota 7 me 200 pike.
Zirina Llambro