Specialja kërkon transferimin e një rasti nga Kosova në Hagë

Gjykatësi Nicolas Guillou, i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, ka aprovuar kërkesën e prokurorit të Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës në Hagë, Jack Smith, për transferimin e një dosje nga gjykatat e Kosovës, në atë të Hagës.
Pjesa më e madhe këtij vendimi është e redaktuar dhe nuk dihet saktë se për cilin rast bëhet fjalë, ndonëse gjykata, duke përmendur juridiksionin mbi të cilin ajo vepron, e që ka të bëjë me zbardhjen e krimeve të luftës, atëherë mund të kuptohet se çështja ndërlidhet me ndonjë rast të tillë, raporton rtk.
Në vendim përmendet se – “Dhomat e Specializuara kanë përparësi ndaj të gjitha gjykatave të tjera në Kosovë brenda juridiksionit të saj”, dhe se – “Dhomat e Specializuara mund të urdhërojnë shtyrjen dhe transferimin e çdo procedure në Kosovë që ka të bëjnë me çështjet nën jurisdiksionin e saj”.
Rastet kur dosjet për çështje të caktuara transferohen brenda gjykatave në Kosovë janë të shpeshta, por është hera e parë që bëhet publike se një dosje e tillë kërkohet nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
/rtsh.al/